TË FUNDIT

Kurti vizitë në Ujman, publikon pamje nga aktiviteti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Liqenin e Ujmanit në Mitrovicë, ku është ndalur së bashku me nxënës pjesëmarrës në një kamping të kërkim-shpëtimit nga 18 shkolla të ndryshme të Mitrovicës, Fushë Kosovës dhe Shtimes.

Në një postim të tij, Kurti ka publikuar edhe pamje nga aktiviteti, duke theksuar praninë e të rinjve “mes për mes liqenit të bukur të Ujmanit”, ku u zhvilluan aktivitete edukative dhe praktike në terren.

“Me nxënës pjesëmarrës në kampingun e kërkim-shpëtimit nga 18 shkolla të Mitrovicës, Fushë Kosovës e Shtimes, mes për mes liqenit të bukur të Ujmanit”, shkruan ai krahas videos.

Kjo vizitë vjen në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, ku Kurti po zhvillon takime dhe paraqitje në zona të ndryshme të vendit, përfshirë edhe veriut të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *