POLITIKATË FUNDIT

Kurti takon ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për aktgjykimin e Hagës dhe bashkëpunimin Kosovë-Itali

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin biseduan mbi procesin e formimit të institucioneve.

Kurti e njoftoi Antoninin mbi aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë dhe procesin e integrimit evropian, trasnmeton IndeksOnline.

“Jemi mirënjohës ndaj Italisë për përkrahjen dhe gjithë kontributin e saj për zhvillimin e Republikës sonë, sikurse për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Ndërsa synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin” shkroi Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Përfundimi i procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve është veçse kthim me përqendrim të plotë te programi i punës dhe planet për zhvillim, dhe pikërisht për këtë biseduam në takimin që pata me ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranova urime për zgjedhjen e presidentes.

Krahas aktualitetit, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, biseduam për procesin e integrimit evropian, rolin e Italisë dhe rëndësinë e mbështetjes së saj në avancimin e statusit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Jemi mirënjohës ndaj Italisë për përkrahjen dhe gjithë kontributin e saj për zhvillimin e Republikës sonë, sikurse për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Ndërsa synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *