TË FUNDIT

Kurti takon ambasadorin e ri të Australisë, flasin për bashkëpunimin dhe rajonin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri jo-rezident të Australisë në Kosovë, Glenn Morrison, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimet rajonale.

“Kosova është falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen e Australisë, që nga pranimi dhe strehimi i mijëra refugjatëve gjatë luftës së fundit, njohja e menjëhershme e pavarësisë dhe përkrahja në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, theksohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim potencohet se, pas diskutimeve fillestare ndërmjet ministrive të jashtme të të dyja vendeve në Canberra në korrik të vitit 2024, Kosova është e interesuar për një rund të dytë bisedimesh në Prishtinë.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, industri, miniera, energji dhe mbrojtje.

Po ashtu, me ambasadorin Morrison, i cili do të shërbejë nga Kroacia, u diskutua edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *