Kurti pas takimit me Kaja Kallas-in, thotë se statusi i shtetit kandidat për anëtarësim pa vonesa të mëtejme është i merituar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë pjesë në drekën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka thënë se statusi i shtetit kandidat për anëtarësim pa vonesa të mëtejme, përveçse i merituar, thotë Kurti se do të duhej të ishte përgjigjja e Bashkimit Evropian për besnikërinë e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe përcaktimit të qartë strategjik euroatlantik, por edhe veprim inkurajues për hov të shtuar në përkushtimin tonë për reforma e zhvillim.
