POLITIKATË FUNDIT

Kurti-Hamza sërish në takim, në prag të skadimit të afatit për presidentin

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takim, Kurti shoqërohet nga deputeti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Takimi po zhvillohet pas miratimit në parim nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe në kohën kur LVV dhe PDK kanë mospajtime rreth procedimit të këtij ligji në lexim të dytë.

LVV-ja kërkon që para votimit të dytë për ndryshimet në ligj, Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, ndërsa PDK-ja insiston që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas të procedohet me zgjedhjen e presidentit.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *