Kurti e Rrahmani përplasen për Ligjin e Fertilizimit, Haxhiu ia ndal fjalën deputetit të PDK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Eman Rrahmani, janë përplasur në seancën e Kuvendit lidhur me Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.
Deputeti Rrahmani kritikoi Qeverinë për angazhimin që ky projektligj të miratohet, duke ngritur shqetësime lidhur me të drejtën e fëmijëve për të njohur prindërit biologjikë, si dhe dispozitat që, sipas tij, lidhen me surrogacinë dhe sterilizimin.
Rrahmani kritikon qeverinë që ky projektligj të miratohet
“Në mandatin e kaluar kemi kundërshtuar dhe penguar miratimin e projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim, megjithatë qeveria vazhdon ta trajtoj sjelljen e tij në kuvend me prioritet. Ju e keni arsyetuar se për shkak mos kalimit të këtij ligji po u pamundësohet marrja e këtij shërbimi në QKUK, që është hedhur poshtë për shkak se në vitin 2024 ka filluar të jepet ky shërbim dhe për pesë vite sa është vonuar, jeni përgjegjës që qytetarët duhet të marrin shërbime në institucione private dhe jashtë vendit. Pse është ky angazhim e ky nxitim për të ndikuar që ta njohin fëmijët prindin e tyre, nënën dhe babën biologjik”, tha ai.
Në përgjigje të tij, kryeministri Kurti tha se Qeveria që ai drejton ka bërë më shumë se çdo qeveri tjetër e pasluftës për mbështetjen e nënave, fëmijëve dhe familjeve.
Kurti thotë se qeveria e tij është e vetmja që ka mbështetur nënat dhe fëmijët
“Nuk ka asnjë qeveri që mund të thoni se në Kosovën e pasluftës ka bërë më shumë për nënat dhe fëmijët, për familjet. Për herë të parë kjo qeveri ka filluar me mbështetje financiare për nënat lehona, 100 mijë gra kanë hapur xhirollogari për herë të parë në jetën e tyre. Mbështetjen kemi vazhduar ta rrisim. Gratë që punojnë i mbështesim edhe më shumë. Nëse ka ndonjë qeveri që ka bë të madhe për nënat është kjo qeveri. Tash të më quani mua kundër familjes, për mua është absurde. Nëse ju e synoni një kauzë politike është legjitime, por tema është e gabuar, duhet të jeni kreativ më shumë se aq sepse ka panumërt vende ku do të duhej të kritikoheshim, por jo tek familjet”, tha Kurti.
Pas kësaj përgjigjeje, Rrahmani reagoi sërish, duke thënë se kryeministri nuk iu përgjigj pyetjes së tij lidhur me përmbajtjen e projektligjit. Ai përsëriti kundërshtimet për dispozitat që, sipas pretendimeve të tij, lejojnë surrogat dhe sterilizimin në mosha të reja.
Rrahmani thotë se lejohen vajzat 18-vjeçare për sterilizim
“Nuk po përgjigjeni në atë që po flas. Për ligjin për fertilizim, fëmijës i ndalohet me ditë kë e ka nënë e baba, ju lejoni surrogat, një grua e përdorni si skllave. Ju si qeverisje, lejoni sterilizimin e vajzave 18 vjeçare me vullnet të lirë. Në ligjin për fertilizim, lejoni që burrat 23 vjet lejohet sterizilimi i burrave”, tha Rrahmani.
Kryeministri Kurti i hodhi poshtë pretendimet e deputetit të PDK-së, duke e ftuar atë që të njihet me rastet konkrete dhe të bashkëbisedojë me personat që preken nga kjo çështje.
Kryeministri Albin Kurti kërkon nga deputeti Eman Rrahmani të merret me tema tjera
“ Pretendimet kundër nesh për këtë çështje nuk janë të vërteta.. Shikoni rastet konkrete dhe bashkëbisedoni me ta, ndoshta ka ardhur koha me i dhënë fund ankesave tuaja në emër të grave të Kosovës, nuk e di se a i përfaqësoni, mendja ma merr që jo ”, tha Kurti.
Në debat ndërhyri edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila kritikoi mënyrën se si Rrahmani po e trajtonte çështjen e grave dhe vajzave.
Haxhiu e akuzoi deputetin për manipulim dhe deklaroi se nuk do të lejojë një qasje të tillë në Kuvend, duke ia ndaluar marrjen e mëtejshme të fjalës.
Albulena Haxhiu ia ndalon fjalën deputetit Eman Rrahmanit
“Nëse ju i trajtoni gratë edhe vajzat e vendit si pronë, si objekt, nuk lejoj qasje të tillë në Kuvendin e Kosovës. Manipulimi qe ti e bën po ashtu në Kuvend është shqetësues. Përmende faktin me sterilizimin e vajzave prej moshës 18-vjeçare. Qysh këtë qasje kështu, zoti Rahmani? Me këtë qasje nuk mund të vazhdosh. Dhe si rrjedhojë, nuk e merr fjalën”, tha Haxhiu.
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, është pritur sot në takim nga Komandanti i Forcës Tokësore të Shqipërisë, gjeneral major Petrit…
Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar sot ndaj kritikave të opozitës për politikat sociale dhe ekonomike të Qeverisë, duke thënë se gjatë mandatit të tyre janë krijuar kushte për punësim, krahas mbështetjes financiare…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar sot projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet konsumues dhe jo zhvillimor. Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, tha se projektbuxheti për vitin e…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e ditës së dytë në familjen e tij në Prishtinë, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë e tij. Krasniqi është larguar nga shtëpia me…
Tri zyrtare nga Kosova diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së, bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Në njoftimin e Facebook, thuhet se Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në këtë fushë…
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pikëpyetje ndikimin e rritjes së planifikuar të tij në mirëqenien e qytetarëve. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, gjatë debatit në…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të jenë objekt negociatash apo pazareve politike. Në fjalimin e tij para deputetëve serbë,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sot projektbuxhetin 2027, duke thënë se politikat e Qeverisë janë të përqendruara në ndihma sociale, ndërsa vendi ka nevojë për investime që do të…
Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2027, i cili “peshon” 4,27 miliardë euro. Gjatë prezantimit, Kurti tha se rritja e buxhetit është rezultat i performancës…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rrezikimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke ia atribuuar Qeverisë përgjegjësinë për…
Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka organizuar në Berlin një takim të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, ku i ftuar ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Takimi është…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar mbështetjen e Greqisë për avancimin e Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë kërkesë ajo e ka…
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare. Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare. Kjo…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij të mëhershme se familjarët dhe farefisi “janë për dasma e jo për institucione”, duke e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme të Kuvendit. Gjatë debatit, Kurti iu drejtua Bajramit duke i thënë se ajo nuk…
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë për KosovaPress se nuk është ndjenjë e mirë që është kthyer në Kosovë pa ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti për nisjen e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara, e cila pritet të vazhdojë…
Daut Haradinaj nga Aleanca u bëri thirrje drejtuesve të shtetit që ta vizitojnë Jakup Krasniqin në shtëpinë e tij, duke e vlerësuar këtë si si obligim moral. “Shpresoj që në këtë ditë, kur do të votohet…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por ka pranuar se ekzistojnë shqetësime për realizimin e këtij projekti, për shkak të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë bërë më shumë investime në modernizimin dhe renovimin e termocentraleve ekzistuese sesa në periudhat e mëparshme. Duke folur në seancën e sotme…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë pas përpjekjeve disavjeçare për zgjidhjen e çështjes së bllokimit të linjave…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj…
Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi kanë diskutuar në seancën e Kuvendit të Kosovës për gjendjen e krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Pejë, ku pati mospajtime…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna ka nisur disa muaj më parë dhe se procesi nuk ka përfunduar me suspendimin e katër farmacistëve. Duke iu…
Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar sot pas shtyrjes së seancës lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale. Ai në një postim në rrjetet sociale ka kritikuar “ata që e kanë sponsorizuar dhe ata që…
Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, tha se…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Komisionit Evropian në Bruksel, duke thënë se pret…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në konferencën “Roli dhe rëndësia e rekomandimeve të Avokatit të Popullit”, e mbajtur me rastin e 26-vjetorit të themelimit të këtij…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave në Kosovë, duke thënë se suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin me furnizimin e pacientëve me…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin energjetik, duke thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike po ua vështirësojnë jetën qytetarëve dhe po i…
Mbi 100 shtëpi janë ndërtuar dhe rinovuar vitet e fundit në fshatrat përreth Medvegjës, pavarësisht pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Kështu ka bërë të ditur afaristi dhe veprimtari shqiptar, Muharrem Salihu, i cili ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime vendore, përmes një agjende që parasheh mbështetje financiare dhe lehtësira për bizneset. Në…
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban gjuhë kërcënuese, duke thënë se bëhet fjalë për respektimin e obligimeve…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë, pas qëndrimit gjashtëvjeçar në Hagë dhe dënimit nga Gjykata…
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka protestuar sot para Rektoratit, në shenjë kundërshtimi ndaj emailit të dërguar nga rektori, të cilin studentët e kanë cilësuar si kërcënues. Kryetari i Parlamentit Studentor,…
Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e sotme të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për shpalljen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, në një kohë kur sektori energjetik po përballet me disa sfida që mund të…
Ministri i Financave Hekuran Murati sot ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore,…
Kosova është renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë për sigurinë dhe rendin publik në Evropë, sipas të dhënave të Gallup-it për vitin 2025. Me 90 pikë nga 100 të mundshme në Indeksin Global të…
Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. E…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te familja e tij, pasi ai mori leje të largohej përkohësisht nga Haga për të qëndruar pranë familjarëve në këto momente…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), me 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare, kanë protestuar në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e buxhetit…
Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten, ende nuk ka nisur. Njëra prej pikave që pritet të trajtohet në…
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite dhe duke shprehur keqardhje për situatën në të cilën ndodhet ish-kryetari i Kuvendit. Hamza e ka cilësuar…
Deklaratat e ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), Momir Stojanoviq, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore dhe pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, ka arrestuar dje një zyrtar policor të Stacionit Policor në Kaçanik me dyshimin për kryerjen e veprës penale…
Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup. Këtë e ka bërë të ditur…
Kurti nga Elysée: I kërkova Macronit mbështetje për statusin e kandidatit
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Dështojnë punimet e Kuvendit pas pauzës, Haxhiu kritikon deputetët dhe e shtyn seancën për nesër
“Freedom 250”, punimet artistike të nxënësve ekspozohen në Ambasadën Amerikane
Në prag të 25-vjetorit të themelimit dhe rrugëtimit historik të Televizionit „Boin” në Tuz
Aleksandar Çupiq – Kryetar i ri i Kuvendit të Serbisë: Çfarë mund të presin shqiptarët e Luginës së Preshevës?
Një vepër që kalon kufijtë e librit dhe fiton vendin në historinë e mendimit akademik
Triumfi i Kombit/Shqipëria dhe Kosova duhet të çlirohen nga diktatura e krimit dhe e korrupsionit
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
Këngëtarja amerikane e muzikës country, Ella Langley, ishte protagonistja kryesore e ceremonisë së ndarjes së…
Këngëtarja amerikane Katy Perry ka udhëtuar drejt Milanos së bashku me partnerin e saj, ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau,…
