Kur të gjithë t’i heqin maskat, dhuna ka me u ndie me marre…!
Protesta e sivjetme e nisur si e bukura e dheut me emrin “Flamingo” dhe që aktualisht po udhëton në rrugë e më shumë mendje si “Protesta studentore”, edhe ky një emërtim tërheqës për shoqërinë, në vetvete ka hyrë në histori, ndonëse ende jo për produktin shoqëror që mund dhe duhet të sjellë (as për dhunën e shkatërrimin jo, e jo!), por për shënimin e disa rekordeve në udhëtimin e saj të deritanishëm. Ndoshta janë shumë, por unë do të përmend disa prej tyre:
– Së pari: – Kohëzgjatja rekord. Nuk ishte parë ndonjëherë protestë e tillë në Shqipëri, besoj unë, kurrë më parë. Ajo po i afrohet 150 ditëshit të vijimit të pandërprerë, kohë kjo sa afro gjysma e vitit 2026. Kjo kohëzgjatje do t’a shënoje edhe vetë këtë vit si të veçantë në kalendarët politikë, duke mbetur mbase “e vetmja” arritje reale e tij.
– Së dyti: – Kjo protestë është ndoshta e vetmja lëvizje politike, që kurrë nuk e nxori kryet, që do të thotë se ajo kurrë nuk pati një organizator, individ apo organizatë politike dhe të shoqërisë civile qoftë ajo, ndonëse u zhvillua në përputhje me një skenar drejt perfeksionit.
– Së treti: – Ȅshtë protesta rekord, që s’diti apo se shfaqi kurrë qëllimin e vërtetë dhe, nga fillimi e në vijim, u tregua “tinzare”, përveçse jo ndaj kërkesës “Të ikë Rama!”, që nuk e mbajti të fshehur as me ngjyrën rozë të flamingove, as me kapuçinjtë e zi alla naziskin, që marrin komandën e saj herë pas here. Edhe parulla “Berisha në burg!” vinte si një çiftosje maskë me “Rama në burg!”, ashtu si parulla “Shqipëria s’shitet!”, vinte si kamuflim i “duam pjesën tonë”!
– Së katërti: – Nëse do të kërkoje një tipar qënësor të saj, mohimi mbetet i vetmi i dukshëm, ndërsa askund nuk ka shenja pohimi. E këtu, nuk po mendoj të pohohet se edhe kjo qeveri “sterrë e zezë”, nuk është krejt e tillë, se edhe kjo i ka brenda të shtatë ngjyrat e ylberit (e zeza s’është ngjyrë, por percepsion!), por e kam fjalën tek pohimi i të nesërmes, i asaj që ne duam, e si e duam t’a ndërtojmë, kush do t’a ndërtojë e kush do t’a udhëheqë atë. E duam si një tranzicion të dytë, drejt kthimeve të frikshme pas, apo si shansin real për të mbyllur tranzicionin e stërgjatur e mbërritur në destinacionin, për të shumtët, i shumëpritur, anëtarë realë në familjen e madhe europiane.
– Së pesti: – Ȅshtë ndoshta protesta e vetme e organizuar ndonjëherë, ku protestuesit nuk pranojnë dialog, por duan t’i imponohen shoqërisë, pikërisht me ato mjete për të cilat akuzojnë me shumë të drejtë Ramën, me dhunën e autoritetit, dhunën e të fortit, e shtypjen e të dobëtit, me urrejtjen ndaj njëri – tjetrit në vend të dashurisë vllaznore si shqiptarë, me dhunën e heshtjes kur duhet të flitet hapur e pa komplekse, e zhurmën e të folurit në monologje tribunash, kur duhet të heshtet e bashkëbisedohet, me pandjeshmërinë për asgjë e me idenë e madhështisë (drogës!), që të jep pushteti e ndjesia e më të fortit.
– Së gjashti: – Ndonëse shënoi kulme në vetvete për nga pjesmarrja, sidomos në disa ditë të saj, protesta dështoi, të paktën deri në momentet e tanishme, të merrte karakter popullor. Tirana u bë arenë e të gjithëve, por jo tiranasit, ndërkohë që në rrethe pati vetëm episode sporadike të lëvizjeve, ndikuar nga ato të Tiranës.
– Së shtati dhe së fundmi: – Ggjithnjë sipas meje, është protesta, ndoshta e vetme ku të gjithë paraqiten me maska, dhe këtu do të ndalem pak më gjatë.
Rreth kësaj teme shqetësuese, para disa ditësh kam shkruar një artikull relativisht të gjatë, ku jam përpjekur të shpjegoj se me maska ishin dhe mbeten ende edhe qëllimet, frymëzuesit, organizatorët, partitë opozitare, e për më keq akoma, edhe vetë shteti. Maskat në frontin e shkatërrimit, për mua nuk jan shkak as faktor, por pasojë e maskave të mësipër thëna. Me maska ishin edhe profesorati, bile në shumicë ata janë gjithnjë me maska (nejse, temë që meriton vëmendje më vete, kjo!), edhe një pjesë e mjekëve – aspirantë për politikanë ishin e janë me maska. Për të vijuar më tej, me maska, u paraqitën jo vetëm këta që ishin aktorët në skenë e në prapaskenë, por edhe vetë spektatorët, shoqëria shqiptare, herë duke i duartrokitur e herë duke i sharë nën dhëmbë, më shpesh me indiferencën tipike “të shtetit janë!”. Secili prej nesh në veçanti shprehej kundër shkatërrimeve, thyerjeve, zjarrit e plaçkitjeve, por këtë nuk provuam t’a bëjmë me fëmijët në familje, qoftë edhe duke dalë në protestë me ta, për ti kufizuar nga ushtrimi i dhunës, apo edhe për t’i mbrojtur nga pasojat e ushtrimit të saj nga policia e shtetit. Akti më i shëmtuar, për shembull, në Lezhë ishte dhunimi nga 5 – 10 veta të maskuar, i monumentit memorial kushtuar Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës, atij që njihet gjerësisht si Homeri i kombit shqiptar. As policia e askush tjetër nuk mundi t’a mbronte atë hekurishte me peshën e ndërgjegjes e të vetëdijes së kombit, se sa e mbrojti fjala e piktorit të madh, intelektualit të njohur Pashk Përvathi. Dhe e bëri këtë jo me forcën fizike, as me forcën e armëve, por me thirrjen e armatosur me logjikë e ndjenjë artisti. Të gjithë mund të bënim ngapak, që dhuna mos të dëmtonte pronën publike, atë shtetërore e private, por as të mos ushtrohej kafshërisht e reciprokisht as ndaj protestuesve, as ndaj policëve, nëse do të sakrifikonim nga vetja e të paraqiteshim pa maska.
Aktualisht maskat thuajse kanë rënë, apo janë në rënie. Tashmë njihen publikisht frymëzuesit, deri diku edhe organizatorët, njihen objektivat e kurba e zhvillimeve. Partitë opozitare, e këtu e kam fjalën për Partinë Demokratike, se të tjerat njiheshin e s’kanë peshë, tash ka dal hapur si organizuese në prapaskenë, e frymëzuese e zhvillimeve, pa maska. Partia Socialiste ka dalë hapur në mbrojtje të statuquosë, duke mohuar ndryshimin e nevojën për rrotacion paqësor politik, shteti ka hequr maskën dhe thotë: – Dhunë kërkoni, dhunë u japim, ndonëse ofron dialog pa kushte, ndërsa profesorati, duke parë se s’kanë ku t’i mbushin xhepat në auditore (kuptohet, jo të gjithë!), kanë zbritur në fushëbetejë me studentët, pa maska, një pjesë e stafeve mjekësore, shumica të rolit të dytë profesional, po ashtu. Në shoqëri ka nisur të ndjehet nevoja për një qasje ndryshe. Vetëm “grupi i zjarrit”, nga njëra anë, dhe Edi Rama e një pjesë e stafit të ngushtë të tij nga ana tjetër, vazhdojnë të mbajnë maska!
Dhe mbetet detyrë e shoqërisë që këtyre t’ua çjerrë maskat, duke u mundësuar që të shohin realitetin ku e kanë zhytur vendin. Atëhere atdheu ka me u ndjerë me marre për ta dhe veprimet e tyre! Madje edhe vetë dhuna, ka me u ndie me marre, pse ka rënë në trupa kaq pa mend.
Rasti i Arlinda Zekajt dhe dështimi i familjes, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore për ta mbrojtur jetën e gruas. Mos pritni që një grua të vritet për ta besuar. Mos pritni një funeral për të kërkuar përgjegjësi….
Lajmi se Vuçiqi i humbi zgjedhjet, e ka tronditur Ramën. Ne plot 14 vite jemi mësuar vetëm të korrim fitore, i shkruan Rama, Vuçiqit. Basti ynë se cili do binte i pari, më nxori fitues. Taktika jote (që të ma punosh mua) të zgjidhesh…
Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri, aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe çështjet e pazbardhura nga periudha e luftës në Kosovë, janë ndër temat për të cilat ka folur Dritan…
Barazia gjinore mes djalit dhe vajzës duhet të mësohet në shtëpi dhe të përsëritet në kopsht, në shkollë dhe në fakultet. Burri shqiptar duhet të mësojë se pa dashuri, pa drejtësi dhe pa barazi, nuk ka as familje…
Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip në Kosovë po përballej me një nga përiudhat më të rënda të historisë së tij, një grup arsimtarësh dhe drejtusish shkollash ndërmorren nismën historike për themelimin e…
Kur një universitet drejtohet nga një njeri që, sipas interesit të çastit, sillet si prokuror, si avokat, si gjykatës apo si ligjvënës, atëherë akademia rrezikon të shndërrohet në një aparat burokratik, ku procedura…
Urdhri i gjykatës, aktakuza dhe ndalimi nuk e shpëtuan Arlinda Zekajn. Hallkat që dështuan janë prokuroria dhe policia, por zhurma politike po drejtohet kryesisht te Ministria e Drejtësisë. Dorëheqja e një ministreje nuk ndreq zinxhirin që…
Serbia ka që nga korriku një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kosova, aleatja më e sinqertë e Amerikës në Ballkan, e ka të pezulluar të sajin që nga shtatori i vitit 2025. Të premten e kaluar Ambasada amerikane në Prishtinë e tha…
Karakteri i hapur i demokracive përbën forcën e tyre, por përcakton edhe dobësinë e tyre. Ato janë të ndjeshme ndaj ndikimit nga kundërshtarët që mund të thirren në hapësirën dhe lirinë që ofron demokracia dhe nuk…
Ka njerëz që hyjnë në politikë për t’i shërbyer atdheut. Ka të tjerë që hyjnë në atdhe për t’i shërbyer vetvetes. Të parët e shohin pushtetin si përgjegjësi; të dytët si mundësi…
Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të…
Bota Sot shkroi se pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit, Lista Serbe në Kosovë mbeti pa patron. Por Vuçiqi nuk humbi vetëm aleatin e tij në veri të Kosovës. Ai humbi edhe zërin e partnerit më të afërt që kishte në…
Historiografia e një kombi nuk shkruhet vetëm me bojën e dokumenteve zyrtare apo me gjakun e fushëbetejave; ajo frymëzohet dhe merr jetë mbi të gjitha në shpirtin e miteve dhe legjendave që trashëgohen brez pas brezi. Këto rrëfime…
Për më shumë se një dekadë, në veriun e Kosovës politika e serbëve është bërë nga Beogradi. Lista Serbe nuk ka qenë thjesht një parti e komunitetit serb. Ka qenë dega e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar…
A i duhet Shqipërisë një frymë e re? I dashur lexues, Kur një shoqëri përfshihet nga tensionet politike, protestat dhe pakënaqësitë qytetare, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm kush ka të drejtë në…
Ndryshimet politike në Serbi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare e rikthejnë në vëmendje një çështje që nuk mund të trajtohet vetëm përmes numrave të…
Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat dhe pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pajtimi i qëndrueshëm në Ballkan mbetet një sfidë e madhe. Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi kanë…
Në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, e konsideroj të nevojshëm hapjen e një debati të gjerë publik mbi dorëheqjen e qeverisë Rama dhe mundësinë e një zgjidhjeje institucionale që garanton…
Dëmi më i madh që Edi Rama i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare nuk matet vetëm me problemet ekonomike, korrupsionin apo dobësimin e institucioneve. Ai qëndron edhe në deformimin e sistemit të vlerave, në përmbysjen e hierarkisë së…
Të dielën mbrëma, ndërsa në Beograd festohej rënia e Aleksandar Vuçiqit, disa qindra të rinj qëndronin sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Të hënën, në…
Të dielën, 25 tetor, Serbia bëri atë që shumëkush në rajon e mendonte të pamundur: e largoi nga pushteti Aleksandar Vuçiqin përmes kutisë së votimit. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore mori rreth 52.5 për qind të…
Të dielën në mbrëmje, Aleksandar Vuçiqi bëri atë që shumëkush në Prishtinë nuk e besonte: pranoi humbjen. Sipas projeksioneve të para, Lista Studentore merr rreth 52 për qind të votave dhe shumicën në Kuvendin e…
Në Hungari, pas 16 vitesh pushteti të pandërprerë, Orban humbi zgjedhjet. Në Serbi, pas më shumë se një dekade kontrolli pothuajse absolut, Vuçiçi pranoi mbrëmjen e së dielës humbjen ngase Lista e Studentëve kishte fituar…
Në orën 20 të mbrëmjes së djeshme në Serbi u mbyllën qendrat e votimit dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi paraprakisht se diku nga ora 11.00 e asaj mbrëmjeje do të komunikonte fitoren e partisë së tij…
Në dy shkrimet e mia paraprake, kam bërë një analizë më të detajuar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kurse tani do të përmendi një arsye komplementare se, a do të mund të zbatohet ky ligj,…
Dje në Serbi, fituesi i madh i zgjedhjeve parlamentare ishte lëvizja opozitare studentore, e njohur si “Lista e Studentëve”. Ajo e mundi kampin politik radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit, i cili në pushtet është që nga viti…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me humbjen e kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe fitoren e listës së udhëhequr nga studentët sipas rezultateve paraprake, hapin një kapitull të ri politik për Beogradin. Ky zhvillim nuk…
Në Ballkanin Perëndimor, ku demokracia, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian vazhdojnë të përballen me sfida të rëndësishme, debati mbi përqendrimin e pushtetit dhe tiparet autoritare të udhëheqjes politike mbetet thelbësor. Në…
Fitorja e aleancës studentore në Serbi më 25 tetor 2026 ishte një dëshmi e re se serbët e grekët, përgjithësisht popujt e tjerë, kanë patriotizëm e nacionalizëm me zemra, bindje, vepra, vota…! Ndërsa tek ne, shumica e popullit…
Humbja e partisë së Aleksandër Vuçiqit në Serbi pas 14 vitesh në pushtet, është e mirëseardhur. Nuk do të thotë se pritet shumë ndoshta edhe nga Lista Studentore, por kjo mbetet të shihet. Mendja më thotë se duhet të…
Sa herë që Austria feston Ditën e saj Kombëtare, më vjen ndërmend Princi Eugen, ai që e mbrojti këtë vend të bukur dhe vetë civilizimin europian. Ashtu siç bëri më parë Gjergj Kastrioti, "Athleta Christi",…
Me qeverisjen dhe udhëheqjen e tanishme, Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian dhe as të anëtarësohet në NATO. Kjo ndodh sepse, me njerëz që trurin e tyre e kanë të lidhur me ideologjinë islamike dhe shohin ëndrra…
Rënia e Aleksandar Vuçiqit pas 14 vjetësh në pushtet u prit me lehtësim në shumë kryeqytete të rajonit. Por për shqiptarët – si për ata të Luginës së Preshevës, ashtu edhe për Kosovën – pyetja nuk…
Serbia hyri natën e së dielës në një epokë të re politike. Pas 14 vjetësh pushtet të pandërprerë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke ia…
Më 24 tetor, dita e dymbëdhjetë e protestës studentore në Tiranë u mbyll me 23 persona që kërkuan ndihmë mjekësore: trembëdhjetë protestues, gjashtë policë, tre gazetarë dhe një deputet. Një i ri u operua…
Humbja e atdhetarit Osman Osmani, birit të Kosovës dhe të kombit shqiptar, nga Morina e Gjakovës, është e thellë dhe e dhimbshme, veçanërisht për ata prej nesh që patën fatin ta njihnin personalisht, të punonin me të dhe ta…
Një ditë para se të përballej me votuesit e vet, Aleksandar Vuçiqi gjeti kohë të mbronte Edi Ramën nga protestuesit në Tiranë. Kjo nuk ishte rastësi. Për më shumë se një dekadë, kryeministri shqiptar dhe lideri serb…
Në kuadrin e operacionit të OKB-së “Alba”, Turqia kishte dislokuar në Zall-Herr, Shqipëri, 900 trupa. Zonat e veprimit ishin në mbrojtje të aeroportit të Rinasit, të zonës perëndimore të Tiranës dhe të aksit rrugor…
Edi Rama, pushteti nuk është pronë private dhe Shqipëria nuk është pronë e askujt. Karriget e pushtetit mund të duken të përjetshme për ata që janë ulur gjatë në to, por historia ka treguar se asnjë pushtet nuk…
Të shtunën, Tirana përjetoi ditën më të rëndë të protestave që nga mesi i tetorit. Ministria e Shëndetësisë raportoi 13 të lënduar: protestues, disa prej tyre me dëmtime në sy, policë, dy gazetarë dhe…
Sot, Erjon Vishkulli është fytyra e vërtetë kurajoze dhe frymëzuese e djalërisë shqiptare, që nuk pranon të heshtë edhe kur përballet me jetën nga një rregjim autokrat, represiv dhe gjakatar, si kjo e një sundimtari patologjik,…
Revolta masive dhe protestat studentore kanë treguar se zgjedhjet parlamentare të së dielës mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Serbisë. Sipas analistëve serbë, ekziston një forcë e re politike, e përfaqësuar nga…
Serbia voton nesër, më 25 tetor, në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mund ta trondisin pushtetin katërmbëdhjetëvjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Për herë të parë pas shumë vitesh, rezultati nuk dihet…
Edhe Josip Broz Tito, një nga udhëheqësit më të njohur komunistë të shekullit XX, e kuptonte rëndësinë e rinisë dhe rolin e saj për të ardhmen e ish RSFJ-së. Ky gjatë protestave studentore të vitit 1968, e pati pranuar…
1. Hyrje Historia e albanologjisë evropiane dëshmon se zhvillimi i studimeve shqiptare është ndërtuar në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj. Nga Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl…
Universiteti i Tiranës, i themeluar më 1957, ka një histori të rëndësishme në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës shqiptare. Për shumë dekada, ai ka formuar specialistë, studiues dhe personalitete që kanë kontribuar në…
Ka pamje që të tronditin, skena që të lëndojnë shpirtërisht dhe momente që të bëjnë të pyesësh me dhimbje: Ku po shkon Shqipëria dhe çfarë të ardhmeje po ndërtojmë për brezat që…
Në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Serbi, studentët e mposhtën qeverinë radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri!
Çka po ndodhë me Ligjin për Dhomat e Specializuara!?
Protestat/ Rënia e autokratëve pas Orbanit dhe Vuçiçit, radha e autokratit tjetër: Edi Rama
Një popull i vogël, një krizë e madhe morali
Kur një grua kërkon mbrojtje, por nuk gjen siguri
Kur të gjithë t’i heqin maskat, dhuna ka me u ndie me marre…!
Diskriminimi nis dhe mësohet në shtëpi
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka zbuluar se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, pasi ndjeu se trupi i saj nuk ishte…
Këngëtari i njohur britanik Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, janë përfshirë në diskutimet rreth…
