TË FUNDIT

Kur populizmi kalon në patriotizëm të rrejshëm?

Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa “azganëve” të OVL–ve (Gucati) si dhe disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se nëse dënohen nga ana e Dhomave Speciale të Gjykatës së Hagës ish udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit,Rexhep Selim dhe Kadri VejselI në Kosovë, do të ketë trazira nga më të ndryshmet.

Atëbotë ish deputeti i PDK Nait Asani thoshte ;“Le ta dinë edhe ndërkombëtarët le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje” ( Klan Kosova, etj).

Ishte pamje e shëmtuar kur shihje se kosovarët, të nxitur nga disa parti politike sulmonin bijtë e tyre policë, digjnin vendin e tyre!!!

Kjo doli të bëhet e vërtet. Por askush prej nxitësve të situatës nuk tha arsyetime bindëse çka pati nevojë për tollovi Kosova dhe cilat do të jenë benefitet e saja kur të kalle dhe digjet krejtt?

Fakti që pjesa dërmuese e kosovarëve pretendojnë se Gjykata Speciale ka bërë akuza ndaj ish pjestarëve të UÇK-së në bazë të instrukcioneve serbe nxitë të lind pyetja çka kanë nevojë kosovarët ta djegin Kosovën për qejfin dhe truqet e Sërbisë?!

Shikuar historikisht gati të gjithë themeluesit e shtetit shqiptar ose janë zhdukur me atentate ose ua kanë vrarë djemt, ose djemtë e tyre kanë kaluar jetën me mundime dhe kanë qenë të persekutuar gjatë tërë jetës e pastaj vdekur në sanatoriume nga tuberkulozi (rasti i Ismail Qemalit , djalit të tij më të vogël dhe pesë djemve të tjerë; vrasja e Isa Boletinit më 23 janar 1916 me ç’rast në lulen e rinisë u vranë edhe Halili (24 vjeç) dhe Zahidit (18 vjeç),

Pas gjithë këtyre dhimbjeve shpirtërore të themeluesve të shtetit shqiptar askush nuk tha ta “kallim Shqipërinë”, por ta ndërtojmë dhe forcojmë Shqipërinë.

Në këtë vazhdë më bëri përshtypje të thellë dhe shpirtërisht emocionoi i riu Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit (për të cilin për për dallim nga shumë komandantë të tjerë, nuk është folur dhe shkruar për keqpërdorim të postit, pasurim të paligjshëm pas lufte), i cili përkundër dhimbjes që ndjente për babain e tij, deklaroi: “Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”.

Andaj, krahas pankatrës “Liria ka emër” protestuesit duhet ta dijnë dhe shkruajnë se “Liria ka edhe çmim”.

Kësaj rradhe çmimin e kanë paguar heronjtë e rënë në luftë, mijëra gra të përdhunuara gjatë luftës, fëmijët e vrarë, pleqët e sakatosur, qytete dhe fshatra të djegura dhe shkatruara, varrezat masive, viktimat e Reçakut, etj, etj.

Të akuzuarit nga Dhomat e specializuara që vetë i themeluam, të dënuar si mbi standardet evropiane në shkallë të parë, ende nuk janë fajtorë. Ata kanë kohë ta tregojnë pafajsinë e tyre në Apel. Nuk ka kohë dhe nuk është ende koha për lotë dhe për ta kallë Kosovën!

Refugjatja nga Maqedonia, diplomatja më e “famshme” se shumë diplomate karriere Vlora Çitaku e cila e përfaqsoi Kosovën në organizatën më ndikuese botërore OKB në vend që t’I mësoj bashkëpartiakët e saj të PDK-së se çka nuk duhet të bëjnë, ajo I mësoi çka keq të bëjnë!

Kështu deputetët e opozitës në krye me Vlorën dhe Hamzën më në fund ia “treguan dhëmbët e hekurt” BE-së dhe SHBA-ve dhe I mësuan se çka guxojnë të bëjnë e çka jo.

Gjykatësve të Dhomave speciale u dhanë instruksione kend duhet ta dënojnë dhe sa vite duhet ta dënojnë.

Vlora Çitaku si diplomate e rangut më të lartë botëror nu ia sqaroi popullit të saj çka nuk mund të bëjnë dhe pse nuk mund ta bëjnë protestuesit partiakë; nuk u tha se nuk duhet të djegin zyrat e atyre që e çliruan Kosovën dhe ua sollën lirinë!

Ajo nuk I tregoi popullit të saj se BE dhe SHBA fuqishëm qëndrojnë pas vendimeve të dhomave speciale.

Dhe, pas gjithë kësaj tollovie, Kosova ngeli në qorrsokak.

Pas kësaj Institucionet kosovare (jo rruga!)duhet të punojnë natë e ditë për ta zbardhur të vërtetën në lidhje me dënimet e shqiptuara! Të krijojnë shtet ligjor dhe fuqishëm të punojnë në realizimin e kaptinave 23 dhe 24 të Grumbullimit 1 (Clusteri 1) Gjyqësia dhe themeloret

Askush nuk i ndalë qytetarët ta shprehin revoltën e tyre me protesta. Kjo është e drejta e tyre por protestat nuk duhet të kenë qëllim benefitet personale dhe partiake

Kuvendi i Kosovës me deklaratat e votuara njëzëri e shprehu mospajtimin politik me dënimet.

Tash ngeli në aspektin institucional në Apel të tregohet me fakte pafajësia.

Kosova duhet ndërtuar. Jo me shtylla betoni por me ndërtim të institucioneve të shtetit: parlament, qeveri, president, institucione komunale, gjyqësi të pavarur e cila me vendime të paanshme do t’i shëroj plagët edhe të familjeve kosovare që mund të kenë pësuar nga azganllëku individual i ndonjë “çlirimtari”; duhet forcuar shtetësia.

Por, jam i bindur se shtetësinë nuk duan dhe nuk mund ta forcojnë kjo gjeneratë e politikanëve dhe deputetëve kosovarë.

Ata nuk e kryejnë punën e tyre.

Paguhen nga taksapaguesit e varfër me rroga të majme e nuk shkojnë në punë!

Punëtaori i shkretë dhe administratori poqese tre ditë nuk shkon në punë përjashtohet nga puna.

Deputetët opozitarë kosovarë nuk shkojnë në punë dhe nuk përjashtohen nga puna.

Në fakt populli i ka përjashtuart duke mos i votuar, por partitë i mbajnë ende në punë!

Por, mendoj dhe jam i bindur se një pjesë e madhe e deputetëve të tashëm të Kosovës nuk e kanë mendjen të shtetësia por te tenderat, te përvetsimi i paligjshëm i pronave të sinurit të katundit të tyre!

Çfarë paradoksi: deputetët kosovarë nuk shkojnë në punë!

Prej tyre taksapaguesit kërkojnë që ata të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit vetëm si dru e asgjë tjetër: madje prej tyre kushtetuta nuk kërkon ta ngrenë edhe gishtin e tyre të rëndë për “po” ose “JO”

Dhe Kosova u bë gazi i botës! Ta qajsh me gra Zajazi!

Kështu do të thoshte “analisti i famshëm” Blerim Latifi! për ne shqiptarët e Maqedonisë!

Polemika dhe kontestime mes zubaidive (“elitave”) të BDI-së dhe ministrit të drejtësisë .

Me rastin e shqiptimit të aktgjykimit të Dhomave speciale, Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.((Agence Europe, 18.09.2026)

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.

“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.

Ndërkaq, Ministri i drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Jeton Shasivari në rrjetet sociale, citohet nga opozita, të ketë postuar diku pak para shpalljes së aktgjykimit, si vijon:

“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata.

Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës.

“Si Ministër i Drejtësisë, shkroi më tej Shasivaei, besoj se përgjegjësia institucionale është e qartë: pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, ndërsa të drejtat e çdo viktime dhe të çdo të akuzuari duhet të mbrohen në përputhje me ligjin.”

Nga ajo që lexuam dhe dijmë, ministri i drejtësisë së Maqedonisë Veriore nuk tha asgjë që pak më vonë e tha BE-ja me prononcimin e portparolit të saj më 16 shtator,

Jeton Shasivari tha atë çka tha në cilësinë e ministrit të një vendi, “aktor në rajon”, në cilësinë e një ministri të shtetit, në emër të të gjithë qytetarëve të saj dhe jo si përfaqsues i një etnikumi, kësaj rradhe vetëm i shqiptarëve, për të cilën gjë opozita ngreu pluhur me tone ofenduese për “mungesë të ndjenjave patriotike” dhe për “gjakun e papastër shqiptar” të ministrit duke e harruar faktin se edhe ata kur ishin në bashkëqeverisje me Nikollën e Zaevin, ministri i tyre i jashtëm me shtërngimin e dorës Lavrovit dhe propozimin e planit shtat pikash për afrimin e Kosovës me Serbinë, veproi ashtu si tash veproi edhe ministri Jeton Shasivari dhe njësoj ishte në shënjestër të opozitës së atëhershme duke e akuzuar se vepron si vepronte si ministër shteti e jo si ministër shqiptar.

Vetëm këtu kishte një dallim cilësor: opozita e atëhershme ministrit të jashtëm nuk ia vinte në pyetje përkatësinë e tij etnike shqiptare , dyshimin

e etnikumit ashtu siç veprojnë sot “patriotët” e BDI-së publikisht duke ngritur dyshimin se çfarë gjaku rrjedh në enët e gjakut të ministrit!

Derisa ministri i jashtëm i atëhershëm krenohej se me shtëngimin e dorës Lavrovit ai e kishte shpëtuar OSBE-në nga shpërbërja dhe me planin shtatë pikësh (ku përfshihej edhe mosprezencën e policisë kosovare në Veriun e Mitrovicës pa lejen e KFOR-it) ai kishte prezentuar një plan të OSBE-së për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi e jo plan vetanak, ministri i tashëm i drejtësisë duhet të vërtetojë para zubaidi-ve të BDI-së ( arabisht -elita) prejardhjen shqiptare me çertifikatën e Laboratorit “Zubaidi” të BDI-së për analizën e gjakut.

(Deputetja Hajdar i replikon ministriti: “Unë dyshoj që 24 orë nuk rrjedh gjak shqiptari në venat tuaja”)

Unë mendoj se ministri i drejtësisë Jeton Shasivari këtë që e tha e bëri në vijën e dokumenteve dhe frymën e procesit të eurontegrimeve të Maqedonisë së Veriut për anëtarsim të plotë të vendit në BE deri më 2030, ashtu siç parashikohet.

Këtë e tha ministri në respektimin e procesit të politikës së përafrimit të vendeve kandidate me Politikën e jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian (PJSP ose CFSP) si një ndër kushtet kryesore dhe te panegocueshme të procesit të anëtarsimit.

Në këtë aspekt BE kërkon nga vendet kandidate të ndjekin deklaratat, sansksionet dhe qëndrimet gjeopolitike të vendeve anëtare të BE-së.

Në këtë drejtim Raporti vjetor për përparimin e vendeve të Ballkanit perëndimor thekson se Maqedonia, Shqipëria, Mali Zi, madje edhe Kosova (edhe pse nuk e ka statusin e vendit kandidat!)100% i kanë të përafruara qëndrimet e tyre me CFSP-PSPJ, me çka Bujari si ministër i shtetit me të drejtë krenohej, por si shqiptar kritikohej!!!

Përvec përafrimit të qëndrimeve në PJSP përafrimet janë të domosdoshme edhe në kuadër të kaptinave 23, (Gjyqësori dhe Themeloret) dhe Kaptinën 24 (Drejtësia, liria dhe siguria)

Bisedimet për anëtarsim të plotë në BE me vendet kandidate fillojnë dhe mbarojnë me hapjen e kaptinave 23 dhe 24. Nga kjo lind edhe nevoja për implementimin e kaptinave.

Përafrimi i qëndrimeve dhe vendimeve në kuadër të eurointegrimeve bëhet edhe në Politikat e emigracionit dhe Azilit dhe Ekonominë dhe Tregun e përbashkët përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Duhet theksuar faktin se përafrimet janë të domosdoshme për 35 Kaptinat e BE-së dhe kjo bëhet nëpërmjet të Acquis communataire, përshtajes së legislation të vendeve kandidate me legjislacionin e BE-së.

Siç duket BDI e përjeton rëndë kalimin e saj në opozitë dhe duke qëndruar jashtë privilegjeve ekonomike e finansiare, jashtë burimeve të korrupsionit dhe bunareve të kriminalitetit ekonomik, nga cilat bunare për 35 vite i kanë nxjerrrur kovat mbushurr plotë me mjaltë dhe nga njerëz leckamanë u bënë politikanë multimilionerë në emër të të ashtuquajturit patriotizëm politik shqiptar.

Ajo dhe funksionarët e saj tash ia kanë përshkruar vetes së tyre të drejtën e krijimit të një organi partiak për dhënien e licensës së “patrriotizmit” shqiptar. Dhe nga ky laborator për “analiza gjaku” varet a është apo nuk është dikush shqiptar!

Ata kanë guximin dhe paturpsinë të caktojnë cili ëshrtë shqiptar i mirë e cili tradhëtar, dhe cili është shërbëtor i Mickovskit duke harruar pozitën e tyre të shërbëtorve besnikë dhe të bashkëhajdutëve me Gruevskin dhe Zaevin..

Problemi i veprimit të ministrit Shasivari lidhet edhe me dilemën : a ka të drejtë ai t’i kundërshtoj vendimet e Dhomave të specializuara kur ata janë krijuar si dhe ndryshimet kushtetuese dhe sjelljen e një ligji të posaçëm nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Lind pyetja: a ka të drejtë ministrii të kundërshtoj këto vendime që i solli ky Kuvend i Kosovës e ku Thaçi dhe Alija fuqishëm lobuan për themelimin e këtyre dhomave?

Ser Geoffrey Nice, prokuror eminent britanik, i cili ka qenë prokuror i Gjykatës kriminale ndërkombëtare për ish Jugosllavi (ICTO) për rastin Millosheviq duke analizuar reagimet intenzive kundër këtij aktgjykimi nuk i merr parasyshë presionet dhe çështjen sa lirshëm Kosova e themeloi këtë Gjykatë, argumenton se fakti që krijimi i Dhomave të Posaçme është bërë nga ana e Kuvendit të Kosovës, i përjashton kritikat për presionin e bërë nga SHBA dhe Bashkimi Europian për themelimin e dhomave.

Fakti që një vendim i pamenduar dhe i papërtypur mirë nga ana e Hashim Thaçit për krijimin e dhomave të specializuara të Gjykatës së Hagës, dhe i asistuar vrullshëm nga Ali Ahmeti e votuar nga deputetët e PDK, LDK,AAK, por kundërshtuar vrullshëm edhe nga deputetët e LVV dhe kryeministri Albin Kurti e që solli një aktgjykim drakonik , nuk na jep të drejtën të logjikojmë se kjo u bë pa dashjen tonë nga presioni Bashkimi Evropian-SHBA dhe poqese nuk do ta bënte Kuvendi i Kosovës do ta bënin OKB.

Nga kjo që shkoi Kosova duhet të nxjerr mësime:

Kosova duhet të angazhoj mendjet më të ndritura të gjyqësisë dhe prokurosiës shqiptare e botërore që në ankimimet pranë Apelit ( poqese gjenden argumente valide) të dëshmojë se të akuzuarit nuk kanë bërë krime individuale nga shkaku i mospajtimeve politike siç është dënuar në shkallë të parë njëri prej të akuzuarve për vrasjen e Behajdin Allaqit; se të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë në vrasjet e paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe çnjerëzor të kryera “në vende specifike” ndalime të emërtuara siç është shkruar në raportin Dik Martit!.

Ku është opozita e cila natë e ditë e sulmonte kryeministrin Kurti për prishje të marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE?

Kosova nuk ka fuqi dhe as që duhet duhet partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE të jua “tregojnë muskujt”

Pa shqiptarët nuk ka stabilitet të qëndrueshëm, demokraci funksionale dhe integrim të sigurt evropian. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet duke i lënë shqiptarët në margjinat e vendimmarrjes, as e ardhmja e saj nuk mund…

Në Shkupin e vjetër, ku shteti nuk ndërtohet me ekonomi e rrugë, por me përralla e mitologji, kryeministri Hristijan Mickoski ka gjetur profesionin e tij të vërtetë: historian folklorik i shekullit të X-të. Është vërtet…

Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…

Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin,…

Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi! Pse bëri koketime me armikun më të…

Më 2 tetor shënohet Dita e Gjyshërve, një ditë që na fton të ndalemi dhe të mendojmë për njerëzit që kanë një vend të veçantë në jetën e çdo familjeje. Gjyshërit janë ndër…

Këtu arrijmë te thelbi. Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të fillojmë nga arsimi. Por jo nga fasada e arsimit. Jo nga numri i universiteteve. Jo nga numri i diplomave. Jo nga statistikat administrative. Jo nga ceremonitë. Jo nga…

„Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“ Vendi fenomenal në të cilin unë, së bashku me familjen time, jetoj dhe veproj që nga viti 1992, kur u përndoqëm politikisht nga regjimi fashist serbo-çetnik i Millosheviqit (e…

Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës. Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju…

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga dëshmitë më të rëndësishme të së drejtës zakonore shqiptare dhe, njëkohësisht, një nga dokumentet më të pasura për njohjen e historisë shoqërore të…

Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe.Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare,…

Tani PDK-ja e mori pikërisht atë që nuk e dëshironte: lejen e Albin Kurtit për të rënë, e qetë dhe pa nxitim, në kurthin që ia kishte ngritur vetë Albinit. Prandaj i bëja thirrje Kurtit të mos e prishte. Ta linte…

Ana Roch, ish-presidente e Grand Conseil-it të Gjenevës në një intervistë për “Bota sot”, flet për lidhjen e saj të veçantë me Kosovën, kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe rëndësinë e…

Periudha nga 9 shkurti i vitit 2025 e deri më 6 tetor 2026 do të kujtohet në historinë e Kosovës si kohë krize institucionale e shkaktuar nga inatet politike dhe personale politikanëve të saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar nuk prodhuan…

Bota po hyn në një periudhë të ndryshimeve të thella strategjike. Rendi ndërkombëtar, i cili për dekada u mbështet në një ekuilibër të caktuar të fuqive, në aleanca tradicionale dhe në institucione…

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, “Bota sot” sjell një intervistë me kandidaten e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, e cila vjen nga Sanxhaku. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk është vetëm një angazhim personal, por një…

Demonstratat e ditëve të fundit kundër vendimeve të Gjykatës Speciale duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë sesa të na shtyjnë drejt zemërimit. Sepse, pavarësisht bindjeve tona për Gjykatën Speciale dhe…

Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes…

Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i kryebajraktarëve tw partive politike dhe i disa deputetëve. Kjo është zgjidhja e cila pamundëson kriza. Pse nuk interesohet politika kosovare…

Zgjedhja e Presidentes dhe proceset për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, e shpërfaqën sërish rrezikun e tregtimit të institucioneve për interesa të ngushta. Kur karrigia e kryetarit të…

E humbët rastin të ngriheni në nivelin e duhur, por jeni aq naivë saqë do t’i kushtojë votuesit të ndershëm të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës. E humbët hapin me fajin tuaj, duke rënë në mënyrë drastike…

Më në fund, Kuvendi i Kosovës bëri atë që duhej të kishte bërë prej kohësh: zgjodhi Presidenten e Republikës. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me këtë votim, Kosova shmangu një tjetër përplasje institucionale dhe…

Nga Atifete Jahjaga te Vjosa Osmani dhe tash te Justina Shiroka-Pula, Kosova po shkruan një kapitull të ri në historinë e saj institucionale. Kosova po përjeton një moment me peshë të veçantë në historinë e shtetndërtimit….

Gjithçka fillon me ambicien politike të një shteti për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ambicie shndërrohet më pas në një kërkesë zyrtare për anëtarësim. “Kërkesa formale për…

Me zgjedhjen e Justina Shiroka – Pula, Presidente e RK, mësimi nuk është që Shqipëria duhet të gjejë “një Justina tjetër”. Mësimi është shumë më i thjeshtë: Shqipëria duhet të ndërtojë…

Njerëzit janë qenie shoqërore, sepse jetojnë në grupe dhe varen nga njëri-tjetri për mbijetesën e tyre, dhe janë qenie natyrore sepse varen nga një ekosistem që nuk i përket askujt, dhe për këtë arsye u përket të…

Historia politike dhe shoqërore e shqiptarëve dëshmon se përçarja e brendshme nuk ka qenë vetëm pasojë e rrethanave të jashtme, por shpesh edhe produkt i rivaliteteve, ambicieve dhe konflikteve të brendshme. Në periudha kur shqiptarët…

Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhi i saj për Shqipërinë nuk duhet të trajtohen si një tjetër episod diplomatik. Ato janë një sinjal politik: Evropa është më afër, por…

Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё tё pёrkushuar dhe frymёzues…

kur nisi të qarkullonte emri i tij si ambasador i mundshëm në Shqipëri dhe, më masivisht e më fort, pas kalimit në dy dhomat e Kongresit Amerikan dhe pas miratimit përfundimtar, në Shqipëri dhe në Diasporën tonë, kanë marrë…

Nuk duhet të fiksohemi te karakteri i udhëheqësve individualë por gjithashtu të marrim parasysh veprimet dhe retorikën e grupeve të politikanëve, nëpunësve civilë dhe figurave të tjera publike që shoqërohen me ta në nivele…

Nuk ka dilemë se një numër i mbeturinave të ashtuquajtur gazetarë, redaktorë e përfaqësues të disa mjeteve të informimit, mbrëmë, pas zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, e treguan fytyrën e…

Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…

Që nga 16 shtatori, pas aktgjykimit ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Kosova po kalon një nga ato situata kur një komb sprovohet jo vetëm nga ajo që i ndodh, por edhe nga mënyra se si zgjedh të reagojë ndaj problemit. Në…

Urime, zonja Presidente Justina Shiroka-Pula! Vendi ynë ka pasur vërtet nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të tillë, të cilën bota perëndimore e pranon dhe e nderon natyrshëm si pjesë të trupit…

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit më 6 tetor 2026, shënon një moment të rëndësishëm për funksionimin institucional të shtetit. Me 81…

Sipas ideologjisë marksiste revolucionet monopolizohen. Ato u përkasin vetëm komunistëve. Po kështu luftërat, kryengritjet dhe çdo formë tjetër e revoltës popullore. Komunistët shqiptarë e privatizuan Luftën…

Urime Kosovës sonë të dashur, loçkës së shqiptarëve, për këtë kapitull të ri të rëndësishëm historik dhe politik! Zgjedhja e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, me profesionalizmin dhe bagazhin e saj të…

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës shënon një moment të ri institucional për vendin. Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atë me 81 vota, duke i dhënë fund pasigurisë rreth zgjedhjes…

Kosova shmangu zgjedhjet e reja, PDK-ja siguroi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Albin Kurti siguroi votat për presidente. Por, pas kompromisit politik të natës së 6-7 tetorit, beteja më e vështirë sapo fillon: a…

Nëse udhëheqja e PDK-së do të ndiente vërtet dhimbje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, para së gjithash do të duhej t’i rendiste në mënyrë logjike prioritetet e veta politike dhe…

Flakë, tym, dhunë, gazlotsjellës, një anarki e shkaktuar mbrëmë në Prishtinë, si rrallë herë më parë. Partia Demokratike e Kosovës dhe AAK me Daut Haradinajn në krye janë përfshirë në dhunë të…

Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse, ashtu si komunistët shqiptarë që merrnin paratë dhe armët nga Britania, por shpirtin e kishin te Moska, ashtu po veprojnë edhe sot politikanët në…

Kur institucionet bllokohen, ligji shtyhet dhe protesta kalon kufijtë e demokracisë, Kosova përballet me një krizë që nuk mund të normalizohet. Ajo që po ndodh rreth Kuvendit të Kosovës nuk është vetëm një përplasje…

Për të qenë objektivë, të sinqertë dhe mirënjohës, Kosova është çliruar më 12 qershor 1999 nga ushtritë e vendeve kryesore të NATO-s, më së pari nga ushtria e SHBA-së! Po të ishte për 12.000-20.000…

Përparimi i Shqipërisë mbetet ende shumë larg ndaj pritshmërive të kohës dhe, për më tepër, larg ritmeve të shteteve me kushte të pëafërta me ne. Stabiliteti ekonomik e politik, konsolidimi i shtetit të së drejtës,…

Mbi çdo pazar politik qëndron interesi kombëtar

Politika e vendimarrjeve të orës 12 të natës

Nga bashkitë e mëdha te territoret e zbrazëta: A po e thellon reforma territoriale shpopullimin e Shqipërisë?

E humbët rastin, por Kurti u tregua udhëheqës vizionar

Kosova nuk mund të integrohet në familjen europiane me mendësinë e miletit

Kur populizmi kalon në patriotizëm të rrejshëm?

Bashkimi elektoral dhe përgjegjësia politike për të ardhmen e Luginës së Preshevës

Kush i harron shqiptarët, rrezikon stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Monaco Global Gift Gala, e mbajtur të…

Modelja e njohur Bella Hadid është fotografuar e buzëqeshur teksa mbërriti në një aeroport privat, e shoqëruar nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *