Chelsea dështon në transfertë, Nottingham Forest triumfon në një ndeshje spektakolare
Chelsea ka pësuar humbje në një ndeshje dramatike ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës Premier.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë me golin e Igor Jesus (1-0).
Nottingham Forest e dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të, kur Morgan Gibbs-White u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për 2-0.
Chelsea reagoi shpejt dhe ngushtoi rezultatin vetëm tri minuta më vonë, me Emmanuel Emeghan që realizoi për 2-1.
MGW at the double. 🤩 https://t.co/BCo0Zi4Jq3 — Nottingham Forest (@NFFC) November 27, 2026
Megjithatë, Gibbs-White shënoi sërish në minutën e 72-të, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Nottinghamin (3-1).
Emegha realizoi edhe një herë në minutën e 89-të për 3-2, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Chelseat.
Pas këtij rezultati, Chelsea mbetet në pozitën e tetë me 16 pikë, ndërsa Nottingham Foresti mban pozitën e 14-të./ Telegrafi /
