TË FUNDIT

Kundër dhunës, por…

– Ah si nuk e kam një grusht të fuqishëm, / T’i bie m’u në zemër malit që s’bëzanë! Ky varg i fuqishëm nga Migjeni ynë, më erdhi ndërmend vetiu, ndërsa po ndiqja zhvillimet nga prostesta studentore e së martës së 13 tetorit 2026, të cilat nuk shmangeshin dot nga sytë edhe se pushtuan të gjitha ekranet televizive, por edhe për zhvillimet dramatike që mori ballafaqimi në mes protestuesve, përfaqësuar nga djem e vajza të rinj të guximshëm të cilët do të doja t’u isha pranë, qoftë edhe për një përqafim prindi, dhe shtetit përfaqësuar nga policia e shumëpranishme, edhe ata djem nënash në kryerjen e detyrës, që do të doja të mos gjendeshin në asnjë rrethanë në një situatë si kjo.

Unë kam qenë dhe jam kundër dhunës, kuptohet kjo edhe nga sa shkrova pak më lart, e parë në këtë aspekt, natyrisht që i ndjeva në asht si protestuesit e dhunuar, disa prej tyre në mënyrë kafshërore, ashtu edhe policët, të cilët u qëlluan shpesh herë me gurë e sende të forta. Mirëpo nuk mund të rri pa e theksuar, se dyanshmëria e dhunës nuk e justifikon veprimin policorë! Aspak e në asnjë rast gjatë asaj proteste, apo çdo proteste tjetër masive. – Pse? Sepse palët nuk ishin e nuk janë kurrë në kushte të barabarta në rastet e protestave të tilla, apo si ajo e mbi 4 muajve që “pushtoi” sheshet e Tiranës, sepse turma e protestuesve ka në revoltë njerëz të pa armatosur, pa mjete mbrojtëse e veshje speciale, ka njerëz të moshave të ndryshme, ka gra dhe vajza, e në shumë raste edhe fëmijë, të cilët gjithnjë protestojnë për të drejtat e tyre. Natyrisht që në mesin e protestuesve ka edhe njerëz jo normalë, ndonjë të alkolizuar, madje edhe të droguar, ndonjë të infiltruar e me qëllime të mbrapshta, ka edhe ndonjë hajdut xhepash, që shfrytëzon rrëmujën dhe masivitetin e pjesmarrjes, si ujku mjegullën, për qëllimet e veta jo të mira. Por pala përballë, e përfaqësuar nga policia, i ka të gjitha mjetet në dispozicion e gjendet gjithnjë në pozicion më të favorizuar. Ajo duhet të neutralizojë elementët që ushtrojnë dhunë, e jo t’i përgjigjet dhunës me një dhunë jo proporcionale. Studenti i gjakosur e i lidhur me pranga ne kangjellat e rrugës, i riu që transportohej si thes plehu nga katër policë, ndërkohë që këmba e thyer e të cilit të shtonte dhimbjen në kufijt e tmerrit edhe duke e parë nga ekrani i televizionit, ndeshja prej gangsterësh, 6 policë djem të rinjë e të armatosur deri në dhëmbë, me 1 student me pantollona të shkurtëra e pa asnjë mjet mbrojtës në duar, në mes të rrugës së madhe, janë shenja alarmuese të mungesës së profesionalizmit dhe kulturës së reagimit prej policisë. Policët duhet të reagojnë jo si individë që mbrojnë thjesht veten e tyre, me inatin tipik shqiptar, se cili është më i forti, pasi ata janë aty për të mbrojtur fytyrën e shtetit, e jo thjesht fytyrën dhe interesat e tyre, të dominuara jo rrallëherë nga sedra e sëmurë, e gjaku i nxehtë. E fytyra e shtetit dje ra përtokë, aq sa mund të ndjeheshim të turpëruar të gjithë nga ajo shfaqje turpi.

Unë nuk dua të analizoj sot, a kanë apo jo të drejtë protestuesit në këtë përshkallëzim të rrezikshëm të ngjarjeve. Protesta eshtë zgjatim i “flamingos” së famshme, që dukshëm e transformon atë nga një sfilatë mode në shesh, në një protestë me mjete të tjera, të ndryshme nga ato të mbi 135 ditëve të kaluara. Këtë e kanë marrë përsipër pjesa më aktive e shoqërisë, studentët, dhe sjellja me ta duhet të jetë shumë më e kujdesshme.

Në kohën time thuhej: ka të varfër, ka edhe shumë të varfër, por mos harroni se ka edhe studentë! Ç’i bën studentët të veçantë në reagimin ndaj varfërisë? Padyshim është ndjeshmëria e tyre e lartë ndaj të ardhmes, intelekti i zhvilluar, aq sa për të parë përtej mureve, ëndërra e tyre për të nesërmen, janë ato që i veçojnë ata. Kërkesat e tyre duhen dëgjuar me kujdes dhe personaliteti i tyre duhet respektuar. Arsimi i lartë duhet reformuar tërësisht dhe duhet venë në baza shkencore. Shteti e shoqëria duhet t’i përgatisë ata për të ardhmen, duke u ngjallur shpresë, jo duke u vendosur mure. Ata e ndjejnë se po arsimohen për t’u shfrytëzuar nga emigracioni si fuqi punëtore e pakualifikuar, ata e shohin se në atdheun e tyre i pret papunësia, shpesh edhe përçmimi, ndërkohë që administrata e shtetit është ku thërret qameti. Ata e dinë se po konsumojnë veten e familjet për një profesion që s’do t’u jap as bukën e gojës. Kjo i bën ata “të varfër”, të veçantë, e sjellja me ta duhet të jetë totalisht e ndryshme, pasi veç sa më sipër, ata janë edhe në moshën e shpërthimeve të gjithanshme.

E ndërsa ata janë “të varfërit e më të varfërve”, shteti ynë jeton i lumtur. Ai e ka humbur prej kohësh ndjeshmërinë ndaj halleve të vërteta të njerëzve, është shndërruar në një familje misterioze ku interesat e anëtarëve të saj përbëjnë një qark të mbyllur, e ku nuk mund të depërtosh, jo vetëm fizikisht, por as me ide, ku propoganda të merr frymën, paaftësia kundërmon e korrupsioni uluret. Qeverisja, paraja dhe krimi janë bërë bashkë si kurrë më parë. Ato janë “mali që s’bëzanë” përballë halleve të çdo njeriu, që s’është njëri nga ata, prandaj puna ka shkuar: – Ah, si nuk e kam një grusht të fuqishëm…! E grushti është forcë. Është forcë përballë shurdhërisë e memecërisë qeveritare, e shkëputur dukshëm dhe frikshëm nga interesat e masës prej nga ka dalë…

Dhe ky grusht ekziston. Ndoshta individualisht nuk e ka forcën e përmbysjes, por kur bëhen shumë e “shembin” edhe malin e lartë, që hesht përballë tyre. Ja, kështu! Rinia ngrihet e proteston fizikisht, ndonjëherë edhe me dhunë, ndërsa “grushti im” e i atyre të moshës time, pret kutinë e votimit, për vetë specifikat e moshës që ka. Të jeni të bindur se shumë do t’a përdorin grushtin e tyre, në mënyrën që munden, e shumë do të thotë për pushtetin “mjaft me kaq!”.

Gjeni zgjidhje shpejt, përpara se uragani i zëmërimit të na marrë të gjithëve zvarrë! Atëherë s’do të mjaftojë policia e shtetit, që “mali që s’bëzanë” të hyjë në parlament, as shkurret e tij të pështira të hyjnë nëpër zyra, për t’na zhvatur edhe këto pak kocka që na kanë mbetur.

Shpikjet me pasqyra qorre, me port(h)ale që s’funksionojnë, me besë e besëlidhje të pabesësh, të folurit me vete, gjasmë po zgjidhim hallet e njerëzve, vetëm sa po e rëndojnë situatën drejt zhvillimeve të pakthyeshme. Udhëheqja jonë është mbyllur në “kullën e fildishtë”, e nuk mund t’a shohë realitetin me sy, ose më keq akoma (e besoj këtë të dytën!), krimi, korrupsioni e zullumet ku janë zhytur pushtetarët dhe qeveritarët tanë, nuk e lejojnë të shoh realitetin e zymtë që ka pllakosur vendin tonë.

E këtu, ç’na mbetet tjetër ne?

Katedra universitare duhet të jetë tempulli i dijes, i mendimit të lirë dhe i kërkimit shkencor, jo një territor i mbyllur, i ndarë mes grupeve të interesit dhe i administruar sipas logjikës së pushtetit. Por kur interesat personale, lidhjet…

Për të kuptuar thellësinë e pengesave aktuale që bllokojnë ecjen e natyrshme europiane të Dardanisë dhe Arbërisë, është e domosdoshme të kthehemi te modeli i parë dhe më i rëndësishëm i shtetbërjes…

Për përballimin e protestave masive, më së shumti të rinisë studentore, gjatë rreth 8 orëve më 12 tetor 2026, policia e Edi Ramës- Ervin Demos- Skënder Hitajt… përdori dhunë të ngjashme si policia e Ramiz Alisë, Simon…

Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…

Kam frikë se jemi një shoqëri me plot të meta, me përmasa patologjike, të cilat po e tronditin shtetin dhe kombin. Këto tendenca, të cilat po shfaqen kohë pas kohe dhe po shndërrohen në një katastrofë të krimit, duke u marrë…

Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, e prishi përfundimisht ëndrrën për një Evropë pa luftë. Tash kjo ëndërr e prishur, po rrezikon që Rusia ta zgjeroj agresionin edhe ndaj EU, me pretekst se financiarisht e ushtarakisht po e ndihmojnë…

Më 12 tetor, brenda pak orësh, u dëgjuan dy qëndrime që nxorën në pah përplasjen e re mes Prishtinës dhe Brukselit. Në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionarja për Zgjerim, Marta Kos,…

Është vërtet e çuditshme: sapo kapin një post drejtues, disa njerëz duket sikur bëhen menjëherë profesorë! Falë postit që mbajnë, kërkojnë menjëherë titullin "profesor" dhe sillen sikur kanë…

Mbështetet në një barazpeshë të saktë institucionale,. përballë perspektivës së zgjerimit të ardhshëm i cili mund ta rrisë BE-në në më shumë se 30 shtete anëtare, Së fundmi Komisioni Evropian ka paraqitur…

Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vlerësuar se bashkimi politik i shqiptarëve në Serbi dhe dorëzimi i listës së përbashkët zgjedhore synojnë forcimin e përfaqësimit të…

Sinqerisht na vjen keq për bashkëqytetarët maqedonas të cilët janë në hall të madh me identitetin e tyre kombëtar, Greqia mijëvjeçare e parahistorike territorin e Maqedonisë e njeh si pjesë gjeografike e jo identitare…

Këtë shkrim më nxiti ta shkruaj për t’i tërhequr vëmendjen, së pari, politikës shqiptare, që të marrë leksion dhe mësim se si duhet t’i shërbehet kombit dhe atdheut; të marrë mësim nga trashëgimia e…

Nuk i përkas asnjë subjekti politik dhe nuk e shoh të nevojshme që mendimet e mia të arsyetohen përmes ndonjë përkatësie partiake. Kam zgjedhur të shprehem përmes shkrimeve, analizave dhe qëndrimeve të mia, duke trajtuar…

Deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, e bërë gjatë një tubimi elektoral në Rashkë më 7 tetor 2026, është shumë më tepër…

Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve të formuara, duket se ka shumë punë për t’u bërë. Dhe nëse konstatojmë se deri më tani…

Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, të cilat të vuhen pas dënimit për krime lufte. Ajo e akuzon për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Mbrojtja kërkon pafajësi dhe pohon se bisedat në…

Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq zhurmshëm, saqë, po ta dëgjonin majmunët e xhunglës, do të mendonin se Tarzani sapo është kthyer nga safari me trofeun e shekullit. Sipas tij, vetura luksoze qenka fryt i punës së tij të…

Protestat janë e drejtë fundamentale e demokracisë për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesave legjitime, sikurse edhe ato që i organizoi për 21 ditë PAN-i dhe OVL-UÇK-ja me «degët» e tyre «Liria ka emër» dhe…

Shqiptarë, mos rrini indiferentë, sepse askujt në botë nuk i intereson më shumë se vetë shqiptarëve që Shqipëria të ndryshojë. Askush, sado mik që ta kemi, nuk i ndien aq shumë hallet, problemet dhe të drejtat tona. Prandaj,…

Ka ardhur një kohë e çuditshme, kur peshorja e vlerave është thyer, por askush nuk nxiton ta riparojë. Në njërën anë qëndron mësuesi, me vite të tëra sakrifice, me duar që kanë shfletuar libra dhe me një zë…

Natën e 6 me 7 tetor, pak minuta pas mesnatës, Kosova mori presidenten e re. Në sallën e Kuvendit, gëzimi ishte i dukshëm, por askund nuk u pa më haptas se në radhët e PDK-së. Përshëndetjet ishin të ngrohta. Mes tyre ishte edhe…

Çfarë do të ndodhte sikur akademikja dhe ekonomistja Justina Shiroka-Pula, në orët e vona të 6 tetorit 2026, ta refuzonte ofertën për t’u bërë Presidente e Republikës së Kosovës? Kjo pyetje nuk është thjesht…

Deklarata se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren rikthen në vëmendje pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe ngre pikëpyetje serioze për përkushtimin e Beogradit ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve. Deklarata…

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpesh mburret me frazën e tij “Kam sjellë miq për Shqipërinë”! Këtë frazë ai e përdor për të evokuar dy elementë: – Së pari, për të treguar se përmes…

Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton qartë se: „Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.“ Megjithatë, praktika politike e viteve të fundit…

Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa “azganëve” të OVL–ve (Gucati) si dhe disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se nëse dënohen nga ana e Dhomave Speciale të…

“Jepuni shpresë”. Kjo është këshilla e Linda Liukas, shkrimtare finlandeze, për edukimin digjital të fëmijëve në Kosovë. Në një kohë kur teknologjia dhe zhvillimet e saj, për gjeneratat e reja, në…

Bashkimi i partive politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të 25 tetorit 2026, e ka rikthyer në qendër të debatit publik një…

Pa shqiptarët nuk ka stabilitet të qëndrueshëm, demokraci funksionale dhe integrim të sigurt evropian. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet duke i lënë shqiptarët në margjinat e vendimmarrjes, as e ardhmja e saj nuk mund…

Në Shkupin e vjetër, ku shteti nuk ndërtohet me ekonomi e rrugë, por me përralla e mitologji, kryeministri Hristijan Mickoski ka gjetur profesionin e tij të vërtetë: historian folklorik i shekullit të X-të. Është vërtet…

Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…

Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin,…

Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi! Pse bëri koketime me armikun më të…

Këtu arrijmë te thelbi. Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të fillojmë nga arsimi. Por jo nga fasada e arsimit. Jo nga numri i universiteteve. Jo nga numri i diplomave. Jo nga statistikat administrative. Jo nga ceremonitë. Jo nga…

Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës. Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju…

Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe.Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare,…

Tani PDK-ja e mori pikërisht atë që nuk e dëshironte: lejen e Albin Kurtit për të rënë, e qetë dhe pa nxitim, në kurthin që ia kishte ngritur vetë Albinit. Prandaj i bëja thirrje Kurtit të mos e prishte. Ta linte…

Ana Roch, ish-presidente e Grand Conseil-it të Gjenevës në një intervistë për “Bota sot”, flet për lidhjen e saj të veçantë me Kosovën, kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe rëndësinë e…

Periudha nga 9 shkurti i vitit 2025 e deri më 6 tetor 2026 do të kujtohet në historinë e Kosovës si kohë krize institucionale e shkaktuar nga inatet politike dhe personale politikanëve të saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar nuk prodhuan…

Bota po hyn në një periudhë të ndryshimeve të thella strategjike. Rendi ndërkombëtar, i cili për dekada u mbështet në një ekuilibër të caktuar të fuqive, në aleanca tradicionale dhe në institucione…

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, “Bota sot” sjell një intervistë me kandidaten e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, e cila vjen nga Sanxhaku. Ajo thotë se kandidimi i saj nuk është vetëm një angazhim personal, por një…

Demonstratat e ditëve të fundit kundër vendimeve të Gjykatës Speciale duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë sesa të na shtyjnë drejt zemërimit. Sepse, pavarësisht bindjeve tona për Gjykatën Speciale dhe…

Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes…

Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i kryebajraktarëve tw partive politike dhe i disa deputetëve. Kjo është zgjidhja e cila pamundëson kriza. Pse nuk interesohet politika kosovare…

Zgjedhja e Presidentes dhe proceset për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, e shpërfaqën sërish rrezikun e tregtimit të institucioneve për interesa të ngushta. Kur karrigia e kryetarit të…

E humbët rastin të ngriheni në nivelin e duhur, por jeni aq naivë saqë do t’i kushtojë votuesit të ndershëm të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës. E humbët hapin me fajin tuaj, duke rënë në mënyrë drastike…

Nga provokimi i Daçiqit te vrasja e Drinit: Çfarë tha komandanti për Shtabin e Përgjithshëm, Prizrenin dhe Mitrovicën?

Çfarë do të ndodhte sikur zonja Justina Shiroka-Pula ta refuzonte ofertën për Presidente të Kosovës?

Prizreni në shënjestër të Daçiqit, retorika e vjetër serbe që rrezikon paqen në Ballkan

A mund ta falë presidentja Thaçin?

Vetëm dorëheqja e Edi Ramës e ndal protestën!

Thirrje shqiptarëve – mbështeteni protestën e tretë të madhe studentore

Lideri që rrah popullin e vet e humb legjitimitetin të udhëheqë popullin

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Modelja Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke rikrijuar një nga pamjet më të njohura…

Myleene Klass ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Sky Arts Awards, ku u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *