Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj
Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e nëntorit.
Dardanët e rinj do të përballen me Luksemburgun U21 në një ndeshje miqësore, më 16 nëntor, në Kampin Nacional në Hajvali nga ora 16:00.
Kryeziu ka vendosur t’i ftojë 21 futbollistë për këtë ndeshje, ku ka edhe risi në mesin e listës.
Emrat e rinj që spikasin më shumë në këtë listë janë ata të Demir Xhemalija dhe Florent Hajdini, për të cilët Telegrafi ka raportuar para disa ditësh.
Në listë është edhe emri i Eronis Haxhiut, i cili ka luajtur me moshat e Zvicrës, teksa për herë të parë është ftuar edhe Endrit Hasanmetaj, Teo Jashari dhe Aurel Limani i Drenicës.
Listës nuk i mungojnë as emra si Faton Ademi, Eliot Bujupi, Elvir Gashijani, Amar Demolli dhe Luan Lleshi. / Telegrafi /
