TË FUNDIT

Fushë e re sportive për nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza do të kenë në dispozicion një fushë të re sportive.

Përmes një postimi në Facebook, Musmurati ka ndarë lajmin për këtë hapësirë të re sportive, duke theksuar rëndësinë e saj për nxënësit dhe komunitetin e lagjes.

“Fusha e re sportive për nxënësit e shkollës ‘Pavarësia’ dhe krejt banorët e lagjes Muharrem Fejza”, ka shkruar Musmurati.

Kjo hapësirë pritet të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, duke krijuar mundësi më të mira për nxënësit dhe banorët e kësaj lagjeje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *