TË FUNDIT

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kongresisti amerikan Latimer

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kongresisti amerikan George Latimer, me rastin e konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe fillimit të mandatit të ri qeverisës.

Në letrën e tij, Latimer ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Kurtin dhe institucionet e Kosovës në avancimin e vlerave të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.

“Teksa nisni mandatin tuaj të katërt si Kryeministër, pres me kënaqësi të bashkëpunoj ngushtë me ju dhe kolegët tuaj për avancimin e vlerave të përbashkëta të dy vendeve tona, përfshirë demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, ka shkruar Latimer.

Një pjesë e veçantë e letrës i kushtohet procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Kongresisti amerikan ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike dhe arritjen e një marrëveshjeje, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“I inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë që të kthehen në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje për Presidentin e ri, në mënyrë që të shmanget një cikël tjetër i kushtueshëm i zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në letrën e Latimerit.

Ai ka theksuar se dialogu dhe bashkëpunimi ndërpartiak për çështje me interes kombëtar janë të rëndësishme për funksionimin e një shoqërie demokratike, duke iu referuar edhe përvojës së Shteteve të Bashkuara.

“Siç e dëshmon përvoja e Shteteve të Bashkuara, dialogu i hapur dhe bashkëpunimi ndërmjet partive në çështje të interesit kombëtar janë thelbësore për përparimin e një shoqërie demokratike”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *