TË FUNDIT

Kraki: Veriu i Kosovës nuk është më “skutë e bandave dhe kriminelëve të luftës”

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka reaguar pas arrestimit të nëntë personave në veri të Kosovës, të dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile.

Kraki ka thënë se prej vitesh ka folur për, siç e quan ai, “çlirimin e dytë të Kosovës”, duke iu referuar shtrirjes së institucioneve të Kosovës në veri.

Postimi i Krakit:

Prandaj kam fol e shkruar aq shumë për çlirimin e dytë të Kosovës, çlirimin e veriut.

Prandaj me vite ia huqën komitët e argatët e dreqit, herë për euro e herë për dinar, por asnjëherë për Kosovë.

Tash veriu është Kosovë e Kosova shtet serioz. S’është skutë e bandave dhe kriminelëve të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *