POLITIKATË FUNDIT

Kroacia bllokon negociatat e Malit të Zi për anëtarësim në BE për shkak të mosmarrëveshjes kufitare

Kroacia nuk do të lejojë mbylljen e kapitullit 31 në negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian pa u zgjidhur çështja e kufirit, paralajmëroi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq. “Mund të them lirisht: kapitulli 31 nuk do të mbyllet derisa të zgjidhet çështja e demarkimit në kufirin tokësor. Një mesazh i qartë, që nuk mund të jetë më i qartë, por edhe miqësor. Në fund të fundit, nëse ky është problem, atëherë duhet ta dëgjojmë qartë”, tha Pllenkoviq në Bruksel. Kapitulli 31 përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Përveç kapitullit 31, Kroacia për momentin po bllokon edhe mbylljen e përkohshme të kapitullit 14, që ka të bëjë me transportin, dhe kapitullit 15, që lidhet me energjetikën. Bllokimi i kapitullit 15 lidhet gjithashtu me kufirin, përkatësisht me kërkimet për naftë dhe gaz në një pjesë të hapësirës detare, pasi të dyja vendet ende nuk e kanë përcaktuar kufirin detar. Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE./Alsat.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *