POLITIKATË FUNDIT

KQZ vulos rezultatin final, Burjani sqaron rrjedhën institucionale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka finalizuar procesin e numërimit dhe ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor 2026, në mbledhjen e sotme të Komisionit.

“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, u bë e ditur gjatë seancës së KQZ-së.

Pas këtij vendimi, hapet edhe afati ligjor për paraqitjen e ankesave nga subjektet politike dhe kandidatët.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se ky afat prej 48 orësh fillon nga ora 12:00 e ditës së sotme dhe përfundon në të njëjtën orë të së hënës.

“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”, tha Radoniqi..

Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dalë forca e parë politike me 47.13% të votave, që përkthehen në 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë gjithsej.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se proceset në Kosovë duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe zinxhirin institucional të përcaktuar në Kushtetutë.

ImageBlerim BurjaniFoto galeri
Ai ka nënvizuar se procedura aktuale është plotësisht kushtetuese, duke rikujtuar se Kosova është shtet parlamentar dhe se rrjedha institucionale fillon nga Kuvendi, vazhdon me Qeverinë dhe më pas me Presidentin.

“Procedura është kushtetuese, Kosova është shtet parlamentar, fillohet nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti, pra duhet të përfillet zinxhiri institucional, ashtu si proklamohet në Kushtetutë në parimet e saj. Çdo interpretim tjetër është antikushtetues, kjo është, po besoj, e qartë për të gjithë”, ka thënë ai.

Më tej, Burjani ka kritikuar interpretimet e gabuara të normës kushtetuese.

“Po ka individ që nuk e kuptojnë normativin kushtetues parlamentar, andaj nuk duhet shtrëmbëruar Kushtetuta për njerëz që nuk kanë haber me këtë punë”, ka përfunduar Burjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *