OPINIONTË FUNDIT

“Kosova ka të drejtë të jetë shtet” – Mehmeti i përgjigjet deklaratave të Vuçiçit

Opinionisti Gani Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, kritikon deklaratat e Aleksandar Vuçiç, duke thënë se Serbia vazhdon të mohojë realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Ai thekson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se refuzimi i Serbisë për ta pranuar këtë vetëm sa e mban atë në përplasje me politikën globale.

Sipas tij, njohja e Kosovës është rruga e vetme për stabilitet dhe normalizim.

“Aleksander Vuçiç, në Konferencën Globale të Politikës ka folur për fuqitë e mëdha, SHBA-në dhe Kinën, dhe për atë se ku është Evropa në raport me to sa i përket zhvillimit të teknologjisë dhe aspekteve të tjera.

Ai këtu flet edhe për Kosovën dhe mospajtimin e tij me botën.

“Për shkak të mohimit të shkeljes së integritetit territorial të Serbisë, arrijmë në papajtueshmërinë tonë me politikën botërore”. – thotë Vuçiq, duke aluduar për Kosovën si pjesë të Serbisë! Sikur ka harruar ky Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, prej së cilës vetë Serbia ka kërkuar gjykimin. Dhe, disi, është shumë e pakuptueshme sesi nuk marrin vesh serbët, se është e drejtë e Kosovës të jetë e lirë, e pavarur, të jetë shtet. Si nuk mendon fare Vuçiqi se Kosova ka qenë vetëm si e pushtuar “pjesë e Serbisë”, dhe nuk ka qenë asnjëjherë pjesë e saj. Edhe shtete të tjera të mëdha e të forta kanë pasur koloni, por ato janë lënë të lira. Mandej, që kur ka dhënë Vendimin e vet GJND-ja, Serbia është dashur ta njohë Kosovën të lirë, për çka edhe e kanë njohur afër 2/3 e shteteve në botë.

“Dikush duhet të krijojë mundësi dhe mundësi për popullin serb dhe dikush duhet ta kuptojë pozicionin tonë”, – vazhdon Vuçiq.

Këtu mbetet të analizohet se çfarë kërkon ky shovenist gjenocidal se çfarë duhet të krijojë për popullin serb, i cili, është plotësisht i shtrirë në tokat shqiptare, dhe nëse nisemi nga pozicioni serb, vetëm duhet t’i thuhet se duhet ta pranojë njohjen e Kosovës, që edhe ajo (Serbia) të jetë e lirë”.

Sipas Mehmeti, deklaratat e Vuçiçit për “vendime të guximshme” janë kontradiktore dhe të paqarta, pasi lënë të nënkuptohet njëkohësisht edhe zgjidhje, edhe përplasje.

Ai vlerëson se kjo retorikë nuk reflekton sinqeritet politik, por shmangie nga pranimi i realitetit të krijuar ndërkombëtarisht për Kosovën.

“Duhet të punojmë për zgjidhjen e problemit. Na duhen vendime të guximshme, përndryshe do të luftojmë dhe nuk do të arrijmë asgjë”, ka thënë Vuçiq. Sipas tij, u duhen vendime të guximshme, çka do të thotë e të kuptohet për njoihjen e Kosovës, ose për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duhet të luftohet, por këtu është i vetëdijshëm se nuk do të arrihet asgjë!

Nuk bëhet i sinqertë dhe të pranojë se ajo bota, me të cilën sot nuk pajtohet, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare, ia kishte dhënë Serbisë që nga shekulli XIX e sidomos nga viti 1878 e 1912. Për çka Europa dhe Bota vetëm se e ka bërë një korrigjim ndaj shumë gabimeve ndaj shqiptarëve” – përfundon ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *