POLITIKATË FUNDIT

Korridorët 8 dhe 10: Gara e re gjeoekonomike dhe ushtarake në Ballkan – Maqedonia e Veriut në kryqëzimin strategjik të NATO-s dhe Evropës

1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një instrument të zhvillimit ekonomik, por një element kyç të sigurisë kombëtare dhe kolektive. Në këtë kontekst, Koridoret 8 dhe 10 po shndërrohen në dy nga drejtimet më të rëndësishme të transportit, tregtisë dhe mobilitetit ushtarak në Evropën Juglindore.

Për Maqedoninë e Veriut, këto korridore nuk janë thjesht rrugë komunikimi. Ato janë arterie të zhvillimit ekonomik, nyje të integrimit rajonal dhe pjesë e rëndësishme e arkitekturës së sigurisë euroatlantike. Në të njëjtën kohë, ato janë objekt i konkurrencës së re rajonale, ku shtetet fqinje përpiqen të pozicionohen si qendra të reja të transportit dhe logjistikës.

Takimet e nivelit të lartë ndërmjet vendeve të rajonit dhe institucioneve evropiane për zhvillimin e rrjeteve hekurudhore dhe rrugore tregojnë qartë se Ballkani po hyn në një etapë të re zhvillimi. Në këtë garë, nuk mjafton vetëm pozita gjeografike; vendimtare bëhen investimet, teknologjia, shpejtësia e realizimit të projekteve dhe përputhshmëria me standardet evropiane. 2.Koridori 10 – shtylla ekonomike e Ballkanit Koridori 10 mbetet një nga arteriet më të rëndësishme të transportit në Evropën Juglindore. Ai shtrihet në rreth 2.300 kilometra, duke lidhur Salzburgun e Austrisë me Selanikun e Greqisë përmes Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Segmenti që kalon nëpër Maqedoninë e Veriut përfshin rreth 207 kilometra autostradë dhe 216 kilometra linjë hekurudhore, duke e bërë vendin nyjën kryesore të lidhjes ndërmjet Evropës Qendrore dhe Detit Egje. Pozita gjeografike e Maqedonisë së Veriut është një avantazh natyror. Rruga që kalon përmes territorit të saj mbetet më e shkurtra dhe më ekonomike për transportin e mallrave nga Mesdheu drejt tregjeve të Evropës Qendrore.

Megjithatë, ky avantazh nuk është i përhershëm. Konkurrenca rajonale po intensifikohet. Prej vitesh po diskutohet projekti për një linjë të shpejtë hekurudhore ndërmjet Sofjes dhe Athinës, e cila do të krijonte një korridor alternativ dhe potencialisht do të anashkalonte territorin e Maqedonisë së Veriut.

Nëse ky projekt realizohet më shpejt dhe me efikasitet më të madh, ekziston rreziku që vendi të humbasë një pjesë të rëndësishme të trafikut tregtar dhe të reduktohet roli i tij si qendër logjistike rajonale.

Për këtë arsye, investimi në segmentin hekurudhor Kumanovë–Shkup–Veles–Gjevgjeli është më shumë se një projekt infrastrukturor; ai është një investim në të ardhmen ekonomike dhe gjeostrategjike të shtetit.

Një tregues i qartë i rëndësisë së këtij drejtimi është edhe zhvillimi i Portit të Selanikut. Vetëm gjatë vitit 2025, ky port ka përpunuar mbi 617 mijë kontejnerë (TEU), me rritje prej 9.1% krahasuar me vitin paraprak, duke u shndërruar në një nga portet më dinamike në Mesdheun Lindor. 3.Koridori 8 – ura ndërmjet Adriatikut, Egjeut dhe Detit të Zi Nëse Koridori 10 përfaqëson drejtimin veri-jug, Koridori 8 është aksi strategjik lindje-perëndim që lidh Adriatikun, Detin Egje dhe Detin e Zi.

Ky korridor, me gjatësi prej rreth 1.200 deri në 1.300 kilometra, kalon nga Durrësi përmes Tiranës dhe Shkupit deri në Sofje, Burgas dhe Varnë.

Nga aspekti ekonomik, ai krijon mundësi të reja tregtare dhe investuese.

Nga aspekti politik, ai forcon integrimin rajonal dhe afrimin e vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian.

Ndërsa nga aspekti i sigurisë, ai paraqet një nga drejtimet më të rëndësishme të mobilitetit ushtarak në Evropën Juglindore.

Koridori 8 konsiderohet si vazhdimësi moderne e rrugës historike Via Egnatia, e cila për shekuj me radhë ka lidhur Adriatikun me Lindjen.

Megjithatë, zhvillimi i tij ende mbetet i papërfunduar. Segmenti hekurudhor lindor në Maqedoninë e Veriut, nga

Kumanova deri në kufirin me Bullgarinë, ka gjatësi prej 88 kilometrash, ndërsa pjesa Kumanovë–Beljakovcë prej 30.8 kilometrash tashmë është funksionale.

Përfundimi i plotë i këtij korridori do ta transformonte Maqedoninë e Veriut në një nyjë të rëndësishme të transportit ndërmjet Adriatikut dhe Detit të Zi.

Rëndësia ushtarake e Koridoreve 8 dhe 10

Në kushtet e ndryshimit të mjedisit të sigurisë në Evropë, sidomos pas luftës në Ukrainë, NATO i kushton rëndësi të veçantë mobilitetit ushtarak.

Koridoret 8 dhe 10 janë pjesë integrale e konceptit të NATO-s për lëvizshmërinë Ushtarake e cila synon heqjen e pengesave fizike, ligjore dhe administrative për lëvizjen e shpejtë të forcave aleate.

Për NATO-n, Ballkani nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një urë lidhëse ndërmjet Mesdheut, Evropës Qendrore dhe rajonit të Detit të Zi.

Këto korridore mundësojnë dislokimin e shpejtë të forcave tokësore, transportin e mjeteve të rënda ushtarake dhe sigurimin e mbështetjes logjistike në rast krizash apo konfliktesh.

Lidhja e tre deteve – Adriatikut, Egjeut dhe Detit të Zi – krijon mundësi të jashtëzakonshme për logjistikë shumëdrejtimore dhe për manovrimin e shpejtë të forcave aleate.

Pikërisht për këtë arsye, standardizimi i infrastrukturës sipas kërkesave të NATO-s, ndërtimi i urave me kapacitet të lartë mbajtës dhe modernizimi i rrjeteve hekurudhore janë bërë prioritete strategjike. 4.Rrjeti evropian TEN-T dhe pozita e Maqedonisë së Veriut Koridoret 8 dhe 10 janë pjesë e rrjetit evropian të transportit TEN-T, i cili lidh mbi 424 qytete të mëdha evropiane dhe përfshin 9 korridore kryesore transporti. Kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut nuk është thjesht një vend tranziti, por një hallkë e rëndësishme në arkitekturën e re të transportit evropian. Nëse investimet realizohen sipas standardeve evropiane dhe afateve të planifikuara, vendi mund të shndërrohet në një qendër rajonale të logjistikës, shpërndarjes së mallrave dhe mobilitetit ushtarak. Përfundim Koridoret 8 dhe 10 nuk janë më vetëm projekte infrastrukturore. Ato janë instrumente të zhvillimit ekonomik, faktorë të sigurisë kolektive dhe elemente kyçe të rivalitetit të ri gjeoekonomik në Ballkan. Për Maqedoninë e Veriut, sfida nuk është vetëm ruajtja e pozitës aktuale, por transformimi i saj në një nyjë strategjike rajonale, ku ndërthuren interesat ekonomike, politike dhe ushtarake. Nëse shteti arrin të modernizojë këto korridore sipas standardeve evropiane dhe të NATO-s, ai do të forcojë jo vetëm ekonominë e tij, por edhe pozitën gjeostrategjike në Ballkan dhe në hapësirën euroatlantike. Në epokën e rivalitetit të ri global, kontrolli dhe funksionaliteti i korridoreve të transportit nuk do të përcaktojnë vetëm rrjedhën e mallrave, por edhe balancën e fuqisë politike, ekonomike dhe ushtarake në rajon. Maqedonia e Veriut gjendet pikërisht në këtë kryqëzim historik dhe mënyra se si do t'i zhvillojë Koridoret 8 dhe 10 do të përcaktojë rolin e saj në Ballkanin e dekadave të ardhshme.

Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…

E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…

Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…

Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…

Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…

Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…

Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…

Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…

Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…

Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…

Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…

Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…

Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…

Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…

Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…

Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…

Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…

Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…

Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…

Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…

Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…

Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…

Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…

Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…

Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth…

Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…

Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…

Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…

Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…

Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…

Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…

Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në orët vendimtare, ndërsa afati kushtetues po përfundon. Në këtë moment kritik, një analizë e publikuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në rrjetet…

Kanalet më të fuqishme televizive të globit, së bashku me agjencitë e shumta të lajmeve nga e gjithë bota, vazhdojnë të transmetojnë pamje tronditëse ose shokuese nga Lindja e Mesme, ku gjuajtësit ose bombarduesit amerikanë dhe…

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sinjalizojnë një fazë të re dhe tejet të rrezikshme të konfrontimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj objektivave iraniane –…

Hajdutët kadastralë janë individë ose grupe të organizuara që kryejnë mashtrim duke ndryshuar, falsifikuar ose manipuluar në mënyrë të paligjshme të dhënat publike të tokës (kadastrat) për të vjedhur pronën,…

Në kohën kur vëmendja globale dominohet nga demonstrimet klasike të fuqisë ushtarake – aeroplanmbajtëse, sisteme raketore dhe deklarata ultimative politike – një dimension tjetër, shumë më i heshtur por potencialisht më vendimtar,…

I. Nga miti i dijes tek realiteti i analfabetizmit funksional Një nga paradokset më të mëdha të shoqërive shqiptare gjatë shekullit XX është kontrasti midis retorikës së lavdërimit të arsimit dhe realitetit të prodhimit…

Konferenca e 62-të e Sigurisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Mynih, Gjermani, jo vetëm u ndoq me interes të shtuar, por dhe vijon të mbetet në “top të lajmeve” si dhe analizave për kancelaritë, institutet dhe…

"Makineria" e Putinit që aktualisht po e gllabëron vetveten: Kjo është teza e një eksperteje të Rusisë, në konferencën e sigurisë. Shpjegimi i saj është i thjeshtë. Lufta në Ukrainë është, sigurisht,…

​Për të kuptuar dinamikat e sotme globale dhe takimet e nivelit të lartë që po tronditin arkitekturën e sigurisë, duhet fillimisht të spjegohen dy konceptet shtyllë të gjeopolitikës mbi të cilat ndërtohen strategjitë e fuqive…

Ky shqyrtim analitik trajton degradimin sistematik të përfaqësimit autentik politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes studimit të rastit të subjektit politik të njohur si Alternativa për Ndryshim (APN). Argumenti…

Duke iu referuar veprave, ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike të Prof. Dr. Jovan Miriç, Prof. Dr. Zvonko Lerotiç, Prof. Dr. Eduard Kale, Prof. Dr. Ante Pazhanin, Prof. Dr. Livia Kardum, Prof. Dr. Tomislav Jantol, akademik Vlatko Mileta dhe…

Debat i paparë për vrasjet e 21 janarit 2011! Preç Zogaj thotë se ato vrasje “u bënë me paramendim”! Lorenc Vangjeli shton më pas dhe bën Kasandrën: “Atë ditë mund të ishin vrarë dhjetëra e qindra,…

Sot, sistemi ndërkombëtar i sigurisë po përballet me një nga momentet më kritike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vlerësimet strategjike të trajtuara edhe në sgumë emisione si dhe në emisionin“360”…

Deklarata e Kuvendit për Specialen: Çfarë ndryshojnë 99 vota dhe çfarë mbetet në duart e drejtësisë?

Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?

Von der Leyen në Kosovë: A mund të ndahet drejtësia për krimet e luftës nga historia e UÇK-së?

Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…

Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *