TË FUNDIT

Komuna e Obiliqit subvencionon rreth 3,000 koshere bletësh

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka nënshkruar subvencionimin për rreth 3,000 koshere bletësh, me qëllim të mbështetjes së bletarëve të kësaj komune.

Sipas Thaçit, secila koshere do të përfitojë nga dy pogaqe ushqimore për bletët.

“Bletaria është një veprimtari e rëndësishme për ekonominë familjare, bujqësinë dhe ruajtjen e biodiversitetit”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të mbështesë fermerët dhe bletarët, duke e cilësuar përkrahjen e prodhimit vendor si investim në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *