TË FUNDIT

FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në lokacione të ndryshme të Komunës së Obiliqit, nga 13 tetori deri më 5 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Obiliqit, aktivitetet do të zhvillohen në Vrellë, Harilaq dhe Hade, sipas këtij orari:

Gjatë kësaj periudhe, banorët e këtyre zonave mund të vërejnë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillimin e ushtrimeve të ndryshme.

Komuna ka njoftuar se aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së dhe ka kërkuar që qytetarët, veçanërisht banorët e zonave të përmendura, të informohen paraprakisht për të shmangur shqetësimet eventuale. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *