LAJME PLUS

Kjo video do të iu bëjë krenar, ja momenti kur Arbnor Jashari nokauton boksierin

Boksieri shqiptar Arbnor Jashari ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur me nokaut venezuelianin Yoel Rivas Perez në mbrëmjen e madhe të boksit në Dusseldorf të Gjermanisë.

Jashari zhvilloi një paraqitje fantastike në ring, duke e përfunduar duelin që në raundin e dytë. Shqiptari nuk i la shumë hapësirë kundërshtarit, të cilin e mposhti me një nokaut bindës.

Me këtë triumf, Jashari e ka çuar në 11 numrin e fitoreve në boksin profesionist, duke vazhduar të mbetet i pamposhtur. Para kësaj përballjeje, ai kishte regjistruar 10 fitore dhe asnjë humbje.

Fitorja e tij erdhi në të njëjtën mbrëmje ku vëmendja ishte përqendruar edhe te dueli i madh mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayelit, për titullin botëror WBC në kategorinë e rëndë.

Një tjetër sukses për boksin shqiptar, me Arbnor Jasharin që po dëshmon se është një emër që duhet marrë seriozisht në arenën profesioniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *