Këshilli Prokurorial liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale.
Në vendimin e publikuar janë përmendur disa arsye për shkarkimin e tij, ku njëra ndër to është “Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale”.
“1.1.Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale; 1.2.Jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit: 1.3.Dështimi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit; 1.4.Mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar me vlerësimin e performancës, të kryer në pajtim me ligjin, rrethana këto që, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim nga pozita në kuptim të nenit 22 paragrafi 5 të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249”, thuhet në dokument. Isufaj u shkarkuar më 2 tetor.
Ai nuk ishte dekretuar për Kryeprokuror të Shtetit nga Vjosa Osmani sa ishte në postin e presidentes së vendit.
