Kërcënimi nga “Severna Brigada” ndaj kryeministrit Kurti – opinonisti zbërthen prapaskenat: Ja kush fshihet pas tyre?
Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” publikoi një kërcënim për ta eliminuar fizikisht kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, thuhet në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, i cili shoqëruar me imazhe grafiek të rënda.
E gjatë mbrëmjes së djeshme Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me një kërcënim me eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Policia thekson se ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe se postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur opinonisti Dedë Preqi.
ImageDedë PreqiFoto galeri
Ai thotë se pushteti duhet të funksionojë sipas ligjeve dhe në të mirë të popullit edhe kur disa njerëz nuk pajtohen me të, por fatkeqësisht në vend që shoqëria të përparojë drejt një jete më të mire.
Sipas tij po veprojnë njerëz dhe grupe kriminale që përmes frikës, shantazheve dhe kërcënimeve po tentojnë të sulmojnë dhe destabilizojnë figurat politike të rëndësishme të vendit, siç janë kërcënimet ndaj Albin Kurti.
“Pushteti si një dukuri specifike sipas të cilit çdo element i saj organizohet dhe plotësohet në forma ligjore të funksionimit, edhe pse dikujna nuk i pëlqen, por më rëndësi është në të mirën e popullit dhe vendit.
Në vend se të vazhdojmë dhe të ecim përpara, gjithnjë duke aspiruar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe domethënese për një jetë më të mirë, tmerësisht po i shohim sjelljet dhe veprimet e disa mbeturinave kriminale të njerëzve të pa ndërgjegjshëm.
Atyre nuk u ka mbetur gjë tjetër, vetëm të fusin panik ndaj njerëzve karizmatik të këtij populli dhe vendi, me sjelljet e tyre kriminale, përmes shantazheve dhe kërcënimeve, siq është rasti i fundit kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti, nga bandat kriminale serbe, kërkojnë edhe eliminimin e tij”, u shpreh ai.
Duke vazhduar tutje, opinonisti thotë se kërcënimet ndaj Albin Kurti janë serioze dhe sipas tij vijnë nga grupe kriminale të mbështetura nga struktura serbe.
Ndërsa ai kritikon edhe ata njerëz brenda Kosovës që i minimizojnë ose i shohin këto kërcënime si lojë politike të vetë Kurtit, duke theksuar se askush nuk luan me rrezikun ndaj jetës së vet, dhe se nëse shoqëria vazhdon të sulmojë, urrejë apo eliminojë figurat që ai i konsideron të rëndësishme për shtetin, atëherë vendi rrezikon të mbetet gjithmonë në frikë, përçarje dhe dështim politik e shoqëror.
“Në kuptimin e vërtetë të fjalës, e gjithë kjo që ka si kusht paraprak eliminimin e kryemistrit të Kosovë, z. Albin Kurti, që ka të bëjë me një organizatë kriminale e ashtuquajtur «brigada e veriut», e përkrahur nga Vuçiqi dhe Lista serbe, ndërsa disa të tjerë, këto kërcënime i shohin ndryshe, apo si një lloj loje të vetë kryeministrit Kurti, që në realitet nuk do të ishte fare e atillë, sepse një kërcëm i tillë që ka të bëjë me jetën nuk është lojë e tij.
Nëse ndërmjet atyre, që nuk e konsiderojnë Albin Kurtin si njeri të përshtatshëm për të udhëheqë Kosovën, por duke e akuzuar dhe duke u ankuar në forma e trajta të tilla të kërcënimit, atëherë gjithëherë do të kemi një frikë të tmershme nga njëri-tjetri, se do të jemi të pa fat gjithmonë, nëse ne vetë njerëzit më të çmuar të këtij kombi, do ti eliminojmë, sikur ishte edhe më herët ndaj presidentit Rugova dhe tani ndaj Albin Kurtint.
Pse dhe nga kush po kërcënohet sot kryeministri i Kosovës, z. Abin Kurti, apo pse pse po i mbronë ligjet e shtetit demokratik të këtij vendi, dhe një pjesë e njerëzimit politik të këtij vendi gjejnë verzione dhe kundërshtime me mentalitete jo të shëndosha, dhe ka rrezik që të dëshpërohemi, kur kjo shoqëri do merrte një kahe të ç’oerentuar që ka rrezik të dështojë gjithëherë në këtë mënyrë gjatë rrugëtimit të vet”, shpjegon opinonisti.
Preqi vazhdon bisedën duke thënë që Kurti nuk po ka mbështetje të mjaftueshme dhe padrejtësisht po paraqitet si kundërshtar i SHBA-ve, ndërsa sipas tij këto janë propaganda të Serbisë dhe të opozitës të Kosovës, sepse ai e konsideron Kurtin si një figurë të rëndësishme për shtetin dhe jo si njeri që përçan kombin.
“Mandej ke përshtypjen se kreyministri Albin Kurti, do mbetët në mes të rrugës, sepse gjenë përkrahje të mangët dhe në këtë rast është një sfond i pa përshtatshëm për të kapur tërë laramaninë dhe format e mundshme të botës kundështuese ndaj tij, duke e ashtuquajtur edhe si kundërshtar të SHBA-ve.
Kjo do të ishte më shumë se një ç’pikje e falsifikuar e këtij shekulli, dhe një spekulim i Serbisë fashiste, që mendojnë dhe spekulojnë në këtë mënyrë për ta kthyer një mik të madh të shqiptarëve në armik, por edhe një përkrahje e opozitës kosovare, që është e sëmurë nga sindromi i saj për pushtet, apo e pa durueshme për të qenë sot opozitë e kryeministrit Kurti.
Albin Kurti, mund të jetë shtylla dhe njeriu më i përsosur i gjenerimit të këtij shteti, dhe në një pikpamje të tillë, jo që mund të zhvillohet, duke krijuar një individualitet të vetin dhe më tej, por në një mënyrë ashtu sikur është, nuk bënë përçarje dhe as nuk thëllohet në psikën e atyre gjysmakëve, që e konsiderojnë edhe si antikombëtar”, thotë opinonisti.
Në fund, Preqi thotë se Kurti po kërcënohet si nga armiqtë e jashtëm serbë ashtu edhe nga kundërshtarë të brendshëm, të cilët i përshkruan metaforikisht si “gjarpërinj”, duke nënkuptuar njerëz që fshehin qëllime të këqija dhe që sipas tij duan ta dëmtojnë atë dhe të ardhmen e Kosovës.
“Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, po kërcënohet disa herë nga gjarpërinj e Serbisë, të cilët në çdo kohë dhe moment e presin me pa durim për ta realizuar planin e tyre për ta helmuar jetën dhe vepren e këtij kolosi të madh të kombit shqiptar, sepse pikërisht vetëm në këtë formë e dëshirojnë dhe e planifikojnë të ardhmën e këtij kombi, duke i shuar shuar udhëheqësit dhe liderët parimor të këtij populli.
Për fat të keq kryeministri i Kosovës, z. Kurti, po kërcënohet sot edhe nga gjarpinjtë e shtëpisë së vet, e dikush thotë sipas fjalëve popullore se, çdo shtëpi e ka edhe një gjarpër brenda saj, që do konsiderohet edhe si roja e shtëpisë, por jo, nuk është e vërtetë, sepse sëcili gjarpër përmban helm, i cili e përdor një ditë jo të përshtatshme, duke treguar se nga dhëmbët e tij nuk del mjaltë blete, por helm gjarpëri, që nuk njeh dhe dallon as llojin e vet”, përfundoi Preqi për “Bota sot”.
