Elizabeth Hurley sfidon moshën, mahnit me bikini pranë pishinës
Elizabeth Hurley, 60 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale duke pozuar me bikini me vija bardh e zi pranë pishinës.
Aktorja britanike u shfaq në formë të shkëlqyer, duke marrë komplimente nga fansat për fizikun e saj rinor.
Ajo ndau edhe disa këshilla për fotografitë me bikini, duke sugjeruar që qëndrimi i shtrirë dhe përdorimi i syzeve të diellit ndihmon për poza më të mira, shkruan DailyMail.
Hurley është gjithashtu në qendër të vëmendjes për romancën e saj me këngëtarin Billy Ray Cyrus.
Me të cilin ka ndarë momente të shumta së fundmi në evente dhe rrjete sociale.

