TË FUNDIT

Kapja e mbi 53 kilogramëve me marihuanë, Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave, me inicialet B.A. dhe S.H., të dyshuar për organizim dhe trafikim të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se nga shtatori deri më 16 tetor 2026, në bashkëpunim dhe me veprimtari të shtrirë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, kanë organizuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar marihuanë me qëllim të përfitimit financiar.

“Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, gjatë muajit shtator 2026 e deri me datë 16 tetor 2026 në Gjilan dhe në lokacione të ndryshme, i pandehuri S.H me të pandehurin B.A duke vepruar në bashkëpunim, me aktivitet të shtrirë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë financiare, pa autorizim kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar substancë narkotike të llojit “Marihuanë””, thotë prokuroria.

Gjatë një kontrolli sot, në fshatin Velekincë të Gjilanit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 pako me 53.2 kilogramë marihuanë të dyshuar, në pronën dhe veturën e të pandehurit B.A.

Të dyshuarit ngarkohen me vepra penale që lidhen me organizimin dhe trafikimin e narkotikëve, ndërsa kërkesa për paraburgim i është drejtuar Gjykatës Themelore në Gjilan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *