“Ka qenë në Londër” – Tomë Gashi i kundërpërgjigjet ashpër Përparim Ramës për Albin Kurtin
Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë kontributi gjatë luftës dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.
Në reagimin e tij, Gashi publikoi një fotografi nga koha e luftës, ku shihen Albin Kurti dhe Adem Demaçi, duke theksuar se Kurti kishte qenë sekretar në zyrën e udhëheqësit politik të UÇK-së gjatë luftës.
Ai ironizoi me Ramën duke thënë se “largësia e bën të veten”, pasi sipas tij, Rama në atë kohë ndodhej në Londër.
Postimi i Tomës:
Largësia e bën të veten!
Normalisht që zotnia nuk ka mujt me i pa këto foto gjatë luftës në Kosovë sepse ka qenë në Londër
Sa me dit, ky me flokë të gjata është Albin Kurti , ky me flokë të bardha është Adem Demaçi
Albini ka qenë sekretar në zyren e udhëheqësit politik të UÇK-së gjatë luftës.
e kryetar ka qenë Adem Demaçi , të tjerë janë pjetarë të UÇK-së bashkë me përfaqësues të Amerikës
Vendi Kosovë – Shtabi i UÇK -së!
