TË FUNDIT

Jona pas daljes: Të gjithë po më thonë se ky është edicioni më i dështuar i Big Brother

Fatjona Krasniqi është banorja që u eliminua të hënën nga Big Brother VIP Kosova 5.

Pas daljes, ajo ka parë të gjitha gjërat e këtij edicioni, e ka marrë mendime të ndryshme.

Në një video në TikTok, thekson se ka pasur përceptim ndryshe për këtë edicion, nga ajo që po sheh jashtë.

E njëjta shton se të gjithë i kanë thënë se ky ishte edicioni më i dështuar i Big Brother.

“Do të thotë kur kam qenë brenda kam menduar që fort jemi duke e çarë në këtë sezon, kur dola jashtë të gjithë po më bëjnë sezoni më i dështuar keni qenë, krejt përceptimi ndryshe kur kam qenë brenda e tani jashtë, nuk e di çfarë po bëhet”, deklaroi mes tjerash.

Jona gjithashtu pa edhe frazën virale me ‘ujkun’, pasi nuk ishte në dijeni se çfarë po bënte publiku jashtë.

Sidoqoftë, pas largimit të Jonës, në shtëpi u fut Valdrina – gruaja e Valdetit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *