TË FUNDIT

Jetë e shkurtë histori e gjatë -Antigona Fazliu

Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi e rolit dhe përkushtimit që patën edhe vajzat e reja në periudhat më të vështira të vendit.

Ajo erdhi si fëmija më i vogël në familjen e prindërve të përndjekur politikisht e lindur me 11 mars 1981 Antigona u rrit në një mjedis ku dashuria për atdheun ishte e thellë. Edhe pse e re në moshë ajo nuk u pajtua kurrë me jetën e zakonshme dhe u bë pjesë e historisë së qëndresës kombëtare, duke u angazhuar në luftën për lirinë e Kosovës.

Motra e saj Kimete Fazliu e kujton Antigonën si një vajzë të lidhur ngushtë me familjen, me ëndrra të mëdha dhe me dëshirë për t’i ndihmuar të tjerët.Edhe gjatë luftës ajo ndihmonte vazhdimisht njerëzit në nevojë dhe kujtohet si një vajzë e buzëqeshur që nuk pranonte të nënçmohej.

Ajo tregon për synimet që kishte për shkollimin dhe vendimet që mori Antigona në prag të fillimit të luftës.

“Antigona kishte lidhje shumë të fortë me familjen. Në të njëjtën ditë u vranë edhe ajo edhe Ilazi, gjë që e rëndoi edhe më shumë dhimbjen. Nëna kishte bërë përpjekje ta ndalte që të mos dilte në luftë. Antigona doli e armatosur dhe mbante çizme ushtarake. Nëna i lutej t’i hiqte armët por ajo i ishte përgjigjur se donte t’i mbronte të gjithë”, rrëfen Kimete Fazliu.

“Kisha ecur për dy muaj pa çizme nga Mitrovica deri në front. Çizmet e Antigonës ishin shumë të dëmtuara ndërsa të miat ishin më të mira. Ajo nuk donte t’i merrte por unë këmbëngula t’ia jepja. Kjo ishte Antigona gjithmonë mendonte për të tjerët para vetes. Edhe sot i ruaj ato çizme në dollap si kujtimin më të çmuar për motrën time” , kujton Kimete Fazliu.

Ajo kujton se Antigona e donte shumë shkollën dhe kishte plane për të ardhmen.

“Kishte dëshirë të bëhej mjeke.”

Kështu e kujton motra e saj një nga ëndrrat që Antigona nuk arriti ta realizonte.

Në anën tjetër të kësaj historie qëndron vëllai i saj Hajriz Fazliu i cili e kujton Antigonën me mall dhe krenari. Për të, ajo mbetet një kujtim i gjallë i familjes dhe fëmijërisë së saj.

Kujtimet e tij për Antigonën plotësojnë historinë e saj brenda familjes dhe jetës së hershme duke e përshkruar si një vajzë të afërt dhe të dashur.

Vëllai i Antigonës Hajriz Fazliu i ka kushtuar asaj një poezi ku shpreh mallin dhe krenarinë për motrën e tij.

T'shoh n'qiell përmbi Atdhe,

por nga largësia, malli m'përvëlon

Antigonë, ti je lule dielli

Dhe kurrë s'ke për t'u venitur.

e gjallë je n'zemrat tona!

Lum Dardania qe t'ka çikë

ia ke shtu qiellit një dritë!

Vëllai i Antigonës në 27 vjetorin e rënies së saj në një shkrim poetik dedikuar së ndjeres u shpreh:

“Dy rrugë njëra në Drenas e tjetra në Prishtinë mbajnë emrin tënd.

Jam krenar që u rritëm në të njëjtin djep u ushqyem në të njëjtën votër, u formësuam pranë të njëjtit oxhak. Do të isha edhe më krenar, sikur të gëzoje lirinë sepse ti vetë ishe liria.”

Sot në një realitet ku një numër i vogël rrugësh mbajnë emra të grave dy prej tyre në Kosovë në Prishtinë dhe Drenas mbajnë emrin e Antigona Fazliut duke përfaqësuar një shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi.

30 prilli ishte dita që ia ndërpreu ëndrrat Antigonës. Në vitin 1999, në moshën 18 vjeçare ajo ra dëshmore në Betejën e Verbovcit, duke lënë pas një histori që vazhdon të kujtohet edhe sot.

Afërsinë shpirtërore jashtë rrethit familjar Antigona e kishte me një mike të saj të afërt, me të cilën ishte njohur gjatë luftës dhe kishin kaluar shumë kohë së bashku.

Sipas saj Antigona dallohej për guximin dhe qetësinë edhe në situatat më të rënda duke mos shfaqur frikë në asnjë moment.

“Ajo që e karakterizonte më së shumti Antigonën ishte guximi i jashtëzakonshëm. Në asnjë situatë nuk e kam parë të frikësuar apo të hutuar, i dha infuzion ushtarit të plagosur dhe qëndroi pranë tij pa asnjë hezitim.Mbaj mend gjithashtu se ajo u lidh në një karrocë pas traktorit për të mos e lënë të plagosurin vetëm dhe vazhdoi rrugën me të” , kujton mikja e saj

Për figurën e Antigona Fazliut ka shkruar edhe autori Jahë Fida, i cili thotë se njohja me historinë e saj e ka shtyrë të krijojë vepra letrare kushtuar asaj. Sipas tij figura e Antigonës ka lënë mbresa të thella dhe është bërë frymëzim për krijimtarinë e tij.

“Figura e Antigona Fazliut dhe historitë e saj përcjellin tek unë një mori emocionesh e mbresash. Ajo padyshim është një figurë e guximit dhe heroizmit dhe është një Shotë Galicë e dytë kjo filizë e njomë dardane që kishte forcë dhe kurajë të jashtëzakonshme” , thotë autori Jahë Fida.

Përveç vargjeve të shkruara në libër kujtimi për Antigona Fazliun vjen edhe përmes këngës së interpretuar nga Halit Gashi. Si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai thotë se kjo këngë ka një domethënie të veçantë për të, pasi lidhet me përjetimet e luftës dhe sakrificën për liri.

“Kënga për dëshmoren Antigona Fazliu është shkruar nga Jahë Fida kompozuar dhe orkestruar nga Arjon Gashi ndërsa unë e kam interpretuar me shumë emocion dhe respekt. Si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo këngë për mua lidhet drejtpërdrejt me kohën, sakrificën dhe dhimbjen e luftës. Figura e Antigonës përfaqëson guximin dhe sakrificën për lirinë e vendit. Mesazhi i këngës është që dëshmorët të mos harrohen kurrë dhe që brezat e rinj ta kuptojnë çmimin e lirisë”, u shpreh këngëtari Halit Gashi.

Që zëri dhe vargjet të merrnin formën e duhur, për këngën kushtuar Antigona Fazliut ka kontribuar edhe kompozitori Arjon Gashi. Ai thotë se kjo këngë nuk është vetëm krijim muzikor, por edhe ndjenjë dhe përgjegjësi për të ruajtur kujtimin për heroinën.

“Ndihem krenar që emri im do të mbetet pjesë e këtyre këngëve, sepse ashtu si dëshmorët edhe këngët për ta nuk vdesin kurrë. Jam rritur në një familje ku respekti për dëshmorët ka qenë gjithmonë i pranishëm; babai im është veteran i luftës, po ashtu edhe xhaxhai im, i cili e ka interpretuar këngën. Nëse kjo këngë arrin që qoftë edhe për një moment të ngjallë respekt mall apo krenari për Heroinën Antigona Fazliu atëherë ajo e ka përmbushur misionin e saj artistik dhe njerëzor”, thotë Arjon Gashi.

Kjo peshë e historisë gjen vend edhe në krijimtarinë e poetit Fatmir Çitaku, i cili e ka përshkruar Antigona Fazliun si simbol të sakrificës dhe lirisë.

“Në Drenicën e plagëve dhe të qëndresës u rrit si bijë e dritës me shpirtin e bardhë si flamuri që e deshi deri në frymën e fundit. Ishte e re në moshë, por e madhe në zemër dhe sa herë qëkjo tokë të thërrasë emrin e saj, do të dëgjohet një zë që vjen nga përtej lavdisë ‘'Liria ka emra që nuk vdesin kurrë'. ” thotë poeti Fatmir Çitaku.

Rrethit të shkrimtarëve që kanë shkruar për Antigona Fazliun i bashkohet edhe Zymer Mehani, i cili thotë se shkrimi për të është një detyrim moral ndaj lirisë dhe historisë.

“Kur lapsi im prek letrën për të shkruar për dëshmorët, unë nuk ndjej thjesht detyrim intelektual apo profesional, por ndjej një thirrje të brendshme, një urdhër shpirtëror që vjen nga thellësitë e historisë sonë të përgjakur”, thotë ai, duke përmendur edhe librin e tij kushtuar Antigona Fazliut, “Jeton Gona në zemrat tona”.

Në fund të këtij rrugëtimi të mbushur me kujtime nga jeta dhe sakrifica e Antigona Fazliut me vargje, këngë dhe dëshmi të njerëzve që e kujtojnë me mall dhe krenari dëshmohet se emri i saj dhe i shumë dëshmorëve të tjerë do të mbeten të paharruar në historinë e Kosovës.

Antigona Fazliu një emër i gdhendur në historinë shqiptare është dhe do të mbetet simbol i sakrificës dhe shembull për vajzat anë e mbanë botës.

Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…

E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…

Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…

Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…

Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…

Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…

Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…

Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…

Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…

Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…

Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…

Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…

Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…

1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…

Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…

Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…

Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…

Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…

Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…

Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…

Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…

Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…

Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…

Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…

Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth…

Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…

Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…

Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…

Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…

Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…

Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…

Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në orët vendimtare, ndërsa afati kushtetues po përfundon. Në këtë moment kritik, një analizë e publikuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në rrjetet…

Kanalet më të fuqishme televizive të globit, së bashku me agjencitë e shumta të lajmeve nga e gjithë bota, vazhdojnë të transmetojnë pamje tronditëse ose shokuese nga Lindja e Mesme, ku gjuajtësit ose bombarduesit amerikanë dhe…

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sinjalizojnë një fazë të re dhe tejet të rrezikshme të konfrontimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj objektivave iraniane –…

Hajdutët kadastralë janë individë ose grupe të organizuara që kryejnë mashtrim duke ndryshuar, falsifikuar ose manipuluar në mënyrë të paligjshme të dhënat publike të tokës (kadastrat) për të vjedhur pronën,…

Në kohën kur vëmendja globale dominohet nga demonstrimet klasike të fuqisë ushtarake – aeroplanmbajtëse, sisteme raketore dhe deklarata ultimative politike – një dimension tjetër, shumë më i heshtur por potencialisht më vendimtar,…

I. Nga miti i dijes tek realiteti i analfabetizmit funksional Një nga paradokset më të mëdha të shoqërive shqiptare gjatë shekullit XX është kontrasti midis retorikës së lavdërimit të arsimit dhe realitetit të prodhimit…

Konferenca e 62-të e Sigurisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Mynih, Gjermani, jo vetëm u ndoq me interes të shtuar, por dhe vijon të mbetet në “top të lajmeve” si dhe analizave për kancelaritë, institutet dhe…

"Makineria" e Putinit që aktualisht po e gllabëron vetveten: Kjo është teza e një eksperteje të Rusisë, në konferencën e sigurisë. Shpjegimi i saj është i thjeshtë. Lufta në Ukrainë është, sigurisht,…

​Për të kuptuar dinamikat e sotme globale dhe takimet e nivelit të lartë që po tronditin arkitekturën e sigurisë, duhet fillimisht të spjegohen dy konceptet shtyllë të gjeopolitikës mbi të cilat ndërtohen strategjitë e fuqive…

Ky shqyrtim analitik trajton degradimin sistematik të përfaqësimit autentik politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes studimit të rastit të subjektit politik të njohur si Alternativa për Ndryshim (APN). Argumenti…

Duke iu referuar veprave, ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike të Prof. Dr. Jovan Miriç, Prof. Dr. Zvonko Lerotiç, Prof. Dr. Eduard Kale, Prof. Dr. Ante Pazhanin, Prof. Dr. Livia Kardum, Prof. Dr. Tomislav Jantol, akademik Vlatko Mileta dhe…

Debat i paparë për vrasjet e 21 janarit 2011! Preç Zogaj thotë se ato vrasje “u bënë me paramendim”! Lorenc Vangjeli shton më pas dhe bën Kasandrën: “Atë ditë mund të ishin vrarë dhjetëra e qindra,…

Sot, sistemi ndërkombëtar i sigurisë po përballet me një nga momentet më kritike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vlerësimet strategjike të trajtuara edhe në sgumë emisione si dhe në emisionin“360”…

Deklarata e Kuvendit për Specialen: Çfarë ndryshojnë 99 vota dhe çfarë mbetet në duart e drejtësisë?

Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?

Von der Leyen në Kosovë: A mund të ndahet drejtësia për krimet e luftës nga historia e UÇK-së?

Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…

Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *