Iu gjetën mbetjet në varrezën masive në Zubin-Potok, varroset sot me nderime heroi Idriz Rrecaj
Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.
Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari: 12:00 – Akademi përkujtimore, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. 13:00-15:00 – Homazhe pranë arkivolit, në palestrën sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj. 16:00 – Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë. Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin-Potok
