TË FUNDIT

“Ishte finale për ne”, Mryto Uzuni reagon pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B

Myrto Uzuni është shprehur i lumtur pas fitores së Shqipërisë me rezultat 0-2 në udhëtim ndaj Bjellorusisë, duke e cilësuar këtë përballje si një finale për kuqezinjtë.

Sulmuesi beratas, në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë futbollistët dhanë maksimumin për të arritur tri pikët.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të madhe sot, ka qenë një finale për ne. E dimë kualitetin tonë, erdhëm për të fituar dhe çunat kanë bërë një ndeshje të madhe”.

Ai nuk harroi as tifozët, të cilët i cilësoi si forcën më të madhe të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa theksoi se dy fitoret e fundit ishin plotësisht të merituara.

“Tifozët kanë qenë forca jonë më e madhe. Të dy fitoret kanë qenë më se të merituara. Gjithmonë i marrim ndeshjet një nga një. Krijojmë më shumë raste tani përpara dhe të gjithë lojtarët japin maksimumin”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Shqipëria me këtë fitore e siguroi edhe një vend në vazon e tretë të “Euro 2028”, me shortin që do të tërhiqet në fillimin e muajit dhjetor./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *