TË FUNDIT

Bjellorusi 0-2 Shqipëri, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë sërish Manaj e Hysaj

Kombëtarja e Shqipërisë mori një fitore të madhe në udhëtim te Bjellorusia për të siguruar matematikisht promovimin në Ligën B, si dhe play-offin e “Euro 2028”.

“Kuq e Zinjtë” ishin dominues ndaj bjellorusëve për t’i mposhtur në Hungari me rezultat 0-2.

Rei Manaj rezultoi të jetë heroi i sfidës, ku faktikisht kontribuoi tek dy golat. Fillimisht realizoi për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë, e pastaj asistoi për golin e fitores të Elseid Hysajt.

“ Sofascore ” ka publikuar notat e lojtarëve, me Manajn që prinë me vlerësim 8.5, ndjekur nga Hysaj me 7.9 dhe kapiteni Berat Gjimshiti me 7.5.

Ndërkohë, te Bjellorusia më i dobëti u vlerësua portieri Lapoukhov me notën 5.3.

Ndërkohë, Shqipëria gjithashtu siguroi pozitën në vazon e tretë për shortin e Kampionatit Evropian, që do të hidhet në muajin dhjetor./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *