TË FUNDIT

IPKO Cyber Security Conference IV – Konferenca për sigurinë kibernetike

IPKO Cyber Security Conference IV rikthehet më 7 tetor 2026 në Prishtinë, duke mbledhur profesionistë të teknologjisë, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve, si dhe ekspertë të sigurisë kibernetike për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet aktuale në këtë fushë.

E organizuar nga IPKO , konferenca mbahet për të katërtin vit radhazi, pas edicioneve të zhvilluara në 2023, 2024 dhe 2025. Përmes diskutimeve profesionale dhe sesioneve të dedikuara, eventi synon të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike dhe rëndësisë së saj për bizneset, institucionet dhe individët.

Data: 7 tetor 2026 Ora: 09:00 Vendndodhja: Klan Arena, Prishtinë Lloji i eventit: Konferencë

Edicioni i katërt i IPKO Cyber Security Conference do të fokusohet në sigurinë kibernetike, sfidat aktuale dhe zhvillimet e reja në këtë fushë .

Pjesë e programit janë edhe:

Pjesëmarrja në Masterclass A dhe Masterclass B është e kufizuar.

Për momentin nuk janë bërë të ditura informata për çmimin e pjesëmarrjes.

Për Masterclass A dhe Masterclass B , numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndaj të interesuarit duhet të ndjekin informacionet rreth regjistrimit të publikuara nga organizatori.

Për njoftime të tjera rreth konferencës, publiku mund të ndjekë kanalet zyrtare të IPKO-s në Instagram dhe Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *