“Instruksion nga…” Rron Gjinovci ‘zbulon’ pse Limaj nuk u pranua nga PDK-ja: Kanë frikë se…
Aktivisti politik Rron Gjinovci ka komentuar refuzimin e mundshëm të Partisë Demokratike të Kosovës për përfshirjen e Fatmir Limaj në listat zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, fakti që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza nuk ka pranuar rikthimin e Limajt në listë, është “ashiqare instruksion nga Haga”, duke aluduar në ndikimin e Gjykatës Speciale.
Gjinovci pretendon se ky vendim mund të ketë dy shtysa kryesore:
Së pari, sipas tij, ekziston “frika” se Limaj ka profil dhe autoritet te votuesit dhe mund të zëvendësojë figurat e njohura të ish-udhëheqjes së PDK-së, përfshirë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Së dyti, ai thotë se ekziston “shpresa” se ish-krerët e PDK-së mund të rikthehen në skenën politike, duke e ndryshuar dinamikën brenda partisë.
Shkrimi i plotë:
Si e shoh refuzimin e PDK-së për Limajn
Fakti që Bedri Hamza tha se edhe n’këto zgjedhje nuk dojnë me përfshi Limajn në listat e tyne, është ashiqare instruksion nga Haga që i përmban dy shtysa:
1. Frikën, që Limaj është i vetmi me autoritet te profili i votusve, i cili mundet me i zavendësu Veselin e Thaqin.
2. Shpresën, mos po kthehen së shpejti ata.
