Insekte të rralla tropikale ekspozohen në Kopshtin e Fluturave në Konya të Turqisë
Insektet e thara, habitat natyror i të cilëve janë rajonet ekuatoriale, të ekspozuara në klasën e edukimit në Kopshtin Tropikal të Fluturave në Konya, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve.
Kopshti Tropikal i Fluturave në Konya, me një sipërfaqe fluturimi prej 2 mijë metrash katrorë, ofron kushte të veçanta temperature dhe lagështie dhe u siguron habitat natyror 195 llojeve të bimëve dhe më shumë se 60 llojeve të fluturave.
Në klasën e edukimit të kopshtit ndodhen seksionet “Klasifikimi i Fluturave” dhe “Fshati i Insekteve”, ku ekspozohen edhe ekzemplarë të rralla të fluturave dhe insekteve.
Biologia e Kopshtit Tropikal të Fluturave, Pinar Temel, tha për Anadolu se kopshti nuk është vetëm shtëpi e fluturave, por përmban edhe ekzemplarë të gjallesave tropikale.
Duke theksuar se bimët, insektet dhe fluturat janë elemente të rëndësishme të kopshtit, Temel tha: “Insektet që ndodhen në seksionin tonë të muzeut i përkasin grupeve të insekteve që jetojnë në rajonet ekuatoriale dhe tropikale dhe, kur vini këtu, mund t’i shihni të gjitha këto insekte së bashku me ekzemplarët e tyre realë të tharë".
