TË FUNDIT

Ilir Sela, Naomi Roth dhe emra ndërkombëtarë të teknologjisë vijnë në DOKU.TECH 2026

Dy ditë plot inovacion, inteligjencë artificiale, ide frymëzuese dhe përvoja interaktive! Më 5 dhe 6 nëntor, DOKU.TECH rikthehet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke sjellë në një vend njerëzit dhe idetë që po formësojnë të ardhmen.

Nën temën “The Future is Calling”, edicioni i këtij viti sjell për herë të parë në Kosovë Ilir Selën, themeluesin dhe CEO-n e Slice, kompanisë amerikane që ka revolucionarizuar mënyrën se si mijëra piceri të pavarura zhvillojnë biznesin e tyre përmes teknologjisë. Nga biznesi familjar në New York te ndërtimi i një platforme që mbështet mbi 15,000 piceri në SHBA, Sela do të ndajë historinë e tij të suksesit në skenën e DOKU.TECH.

Krahas tij, Naomi Roth, eksperte e teknologjisë dhe etikës digjitale, do të sjellë ligjëratën “The Maker Age” , duke eksploruar se si teknologjia po ndryshon mënyrën se si krijojmë, inovojmë dhe ndërtojmë të ardhmen.

Në skenë do të jetë edhe John Cusey, Drejtor Ekzekutiv i Institute for Families and Technology, me diskutime mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri dhe sigurinë e fëmijëve në botën digjitale.

Programi dyditor sjell diskutime mbi inteligjencën artificiale dhe demokracinë, sigurinë online, komunikimin politik në epokën e AI dhe të ardhmen e profesioneve të gjelbra, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë edhe DIY Fair, ku shkolla, universitete dhe komunitete inovative prezantojnë krijimet dhe projektet e tyre teknologjike, si dhe të marrin pjesë në aktivitete interaktive, networking dhe shfaqjen e dokumentarit “Your Attention Please”, që trajton ndikimin e teknologjisë në vëmendjen dhe jetën tonë të përditshme.

Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, DOKU.TECH 2026 është më shumë se një konferencë – është vendi ku idetë, teknologjia dhe njerëzit takohen për të krijuar mundësi të reja.

Hyrja është falas, por vendet janë të kufizuara!

5-6 nëntor 2026 | Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

Siguro biletën tënde falas:

https://ticketing.festtix.co.uk/events/doku-tech-2026

The Future is Calling. A do t'i përgjigjesh?Dy ditë plot inovacion, inteligjencë artificiale, ide frymëzuese dhe përvoja interaktive! Më 5 dhe 6 nëntor, DOKU.TECH rikthehet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke sjellë në një vend njerëzit dhe idetë që po formësojnë të ardhmen.

The Future is Calling. A do t'i përgjigjesh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *