Parregullsitë në vendin e punës, ndalen punimet në një objekt në Kllokot
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në komunën e Kllokotit, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Si rezultat i këtyre gjetjeve, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në objektin e ndërtimit, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.
