I vodhën pistoletën “Glock” në Çair, 74-vjeçari denoncon rastin në Polici
Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti i tij transportues, në zonën e komunës së Çairit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur më 25 tetor, rreth orës 03:30 të mëngjesit. Pronari e ka raportuar rastin më 30 tetor, në orën 20:30, në SPB Shkup.
Ajo që bie në sy në këtë rast është se automjeti transportues, nga i cili është marrë arma, sipas deklarimit të pronarit, nuk kishte qenë i ndezur.
“Më 30.10.2026, në SPB Shkup, N.H.I. (74) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.10.2026, rreth orës 03:30, në zonën e komunës së Çairit, nga automjeti i tij transportues, i cili sipas denoncimit nuk ishte i kyçur, i është marrë një pistoletë ‘Glock’”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e armës së vjedhur.
