OPINIONTË FUNDIT

I dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it në pranga, dalin detaje të reja: Dyshohet se ishte polic serb

Dolën detaje të reja për të arrestuarin e sotëm në Zveçan, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023.

Ndërkohë, u zbulua identiteti i tij i plotë. Ai është Igor Markoviq.

Një burim i KP tha se dyshohet se ka qenë polic serb dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë nga pjesa veriore.

Më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale bënë të ditur se u arrestua një person i dyshuar në Zveçan për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Në komunikatën e tyre të përbashkët thuhet se ndaj të dyshuarit rëndojnë dyshimet për veprat: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Dhuna në Zveçan shpërtheu kur serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të majit 2023 që ishin bojkotuar nga serbët.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet e fillimvitit 2023 në Zveçan, duke thënë se ato ishin kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Gjatë përleshjeve u patën lënduar 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda

Igor Markoviq është personi i arrestuar si i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosoës në Zveçan në maj të vitit 2023.

Ai është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Markoviq dyshohet për veprat penale:

Sulm ndaj personit zyrtar; Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm; bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese; rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, I.M. dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

I dyshuari është arrestuar pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore.

“AI.M. dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *