Houthët kërcënojnë me një “përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme” nëse SHBA-ja përfshihet në luftën e Jemenit
Një anëtar i lartë i milicisë Houthi të Jemenit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për një "përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme" nëse ato përfshihen në luftën në Jemen.
"Nëse SHBA-ja përfshihet në agresionin kundër Jemenit, ne nuk do të hezitojmë për vendimin për t'u kundërpërgjigjur. Përkundrazi, do të ketë një përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme që do të vërë në shënjestër SHBA-në dhe të gjitha interesat e saj në rajon", ka thënë Mohammed Al Bukhaiti, anëtar i byrosë politike të Huthive, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai gjithashtu paralajmëroi "të gjithë punonjësit në objektet e naftës dhe aeroportet saudite që të qëndrojnë larg këtyre vendeve, pasi ato janë bërë objektiva legjitime".
Pas një sulmi vdekjeprurës të shtunën në aeroportin e Riadit, ku humbën jetën 13 persona, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e bashkimit me sulmet saudite kundër grupit të lidhur me Iranin.
Trump tha se sulmi është "i papranueshëm" dhe se do të bisedojë me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, duke u thënë gazetarëve se SHBA-ja "do ta shqyrtojë" mundësinë e pjesëmarrjes në sulmet ajrore saudite. / Telegrafi /
