TË FUNDIT

Historia e Jehannes: Gruaja që kërkoi drejtësi në Mesjetë

Një histori e re nga shekulli XV po nxjerr në dritë fatin e një gruaje të quajtur Jehanne, e cila u sulmua në Francë më 1472. Historiana Sara McDougall e ka rrëfyer këtë ngjarje në librin e saj të ri “Justice for Jehanne” .

Sipas raportimit të BBC-së , në dimrin e vitit 1472, Jehanne jetonte në qytetin e Dijonit. Ajo ishte rreth 32 vjeçe dhe ishte në shtatzëne. Në mbrëmjen e 3 janarit, dy burra iu afruan asaj dhe kërkuan që ajo të shkonte me ta. Kur refuzoi, ata sollën mercenarë dhe e sulmuan.

Jehanne u rezistoi. Të nesërmen, ajo shkoj tek hetuesi Jacques Borestel dhe rrëfeu çfarë i kishte ndodhur. Të nesërmen pas intervistës, lindi vajzën e saj.

Një histori narrative magjepsëse që sfidon supozimet moderne për jetën e grave në Mesjetë dhe informon debatet bashkëkohore për dhunën seksuale dhe kufijtë e drejtësisë. Një libër i ri nga Sara McDougall rishqyrton sulmin dhe pasojat e tij dhe zbulon dëshmi të reja për rastin .

Hetuesi filloi të hulumtonte rastin. Gjeti dëshmitarë dhe pyeti fqinjët. Mercenarët u kapën. Fillimisht ata mohuan fajin, por kur u torturuan me mjete të ashpër, pranuan se kishin kryer krim.

Dënimi paraprakisht ishte vdekja. Por mercenarët ishin nën urdhrin e Dukes së Burgonjës, jo të bashkisë së qytetit. Duka filloi të ndryshoj qëndrim. Autoritetet thanë se ata ishin klerikë dhe vetëm kisha mund t’i gjykonte. Pas dy muajsh në burg, ata u liruan.

Ekspertët thonë se në Mesjetë, gratë që mbijetonin sulme seksuale shpesh turpëroheshin. Por McDougall gjeti diçka tjetër: “Kjo shoqëri mesjetare nuk e praktikonte fajësimin apo turpërimin e viktimës,” tha McDougall.

Hetimi zbuloi se Jehanne kishte fëmijë nga një prift dhe nuk e kishte takuar bashkëshortin prej vitesh. Megjithatë, kjo nuk ndryshoi trajtimin e saj nga autoritetet. Fqinjët e ndihmuan dhe i dhanë strehë.

Jehanne iu përball sistemit me guxim. Ajo raportoi krimin. Njerëzit e saj e ndihmuan. Ndaj sulmuesve u hodhën akuza. Ajo mbijetoi.

McDougall thotë se historia e Jehanne-s tregon se gratë në Mesjetë kishin mundësi për të kërkuar drejtësi: “Ajo e shihte veten si një person me vullnet të lirë dhe mundësi zgjedhjeje,” tha McDougall.

Libri “Justice for Jehanne” i Sara McDougall, rrëfen betejën ligjore të një gruaje të thjeshtë në një kohë të vështirë. /KosovaNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *