TË FUNDIT

Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka falënderuar organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim.

Ajo po ashtu tha se marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin

“Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë. Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin. Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë”, ka shkruar Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *