TË FUNDIT

Haxhiu: Një përfaqësues i Kryesisë së Kuvendit, pjesë e Grupit Punues të Strategjisë për katërshen e UÇK-së në procesin e Apelit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pret vendimin e Qeverisë për themelimin e një Grupi Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në procesin e Apelit.

Përmes një postimi, Haxhiu e ka cilësuar aktgjykimin e 16 shtatorit si të padrejtë dhe të pasaktë, duke theksuar rëndësinë e një strategjie të përbashkët shtetërore për këtë fazë të procesit gjyqësor.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi institucional. Ajo ka paralajmëruar se, në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit, do të propozojë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në Grupin Punues.

Sipas saj, ky angazhim synon të kontribuojë në një mbrojtje sa më të mirë të ish-krerëve të UÇK-së gjatë procesit të Apelit.

Në fund të reagimit, Haxhiu ka ritheksuar qëndrimin e saj për luftën e UÇK-së, duke deklaruar se ajo ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare dhe se kjo e vërtetë, sipas saj, do të vazhdojë të mbrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *