TË FUNDIT

Sarri zbulon prapaskenat me Gjimshitin: Personalisht nuk e prisja një gjë të tillë

Mauricio Sarri ka marrë këtë verë drejtimin Atalantës duke u munduar të nisë një cikël të ri me klubin zikaltër, i cili nuk gjeti qëndrueshmëri pas largimit të Xhanpiero Gasperinit. Por ai duhet të bëjë llogaritë me dy largime të rëndësishme nga skuadra, ato të Martin de Ron dhe Berat Gjimshitit.

Për të parin, Sarri ka treguar në një intervistë për “L’Eco di Bergamo”, se nuk i kishte komunikuar asgjë para se të kërkonte largimin drejt Romës. E ndryshme kishte qenë situata me Gjimshitin, të cilin me sa duket trajneri i njohur e kishte dashur si pjesë të ekipit.

“Personalisht nuk e prisja një gjë të tillë, ai ishte një nga ata tek të cilët mbështetesha”, shpjegoi Sarri idenë e tij për lojtarin, por duke qenë i ndërgjegjshëm që klubi kishte vlerësuar besnikërinë e Gjimshitit dhe kontributin e tij duke i dhënë mundësinë të firmoste një kontratë të rëndësishme financiare.

Sipas gazetës, Sarri kishte mësuar më vonë duke folur me lojtarët e tjerë të Atalantës, që hipoteza e largimit të Gjimshitit drejt Lindjes së Mesme kishte dy sezone që qarkullonte në klub dhe në fund ishte vendosur për të pranuar kërkesën e lojtarit që u kthye në një simbol të përkushtimit ndaj skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *