Hargreaves takon Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore dhe Specialen
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Hargreaves ka bërë me dije në Facebook se gjatë takimit kanë diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni.
Një nga temat e diskutimit ishte edhe roli i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ambasadori britanik ka theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi për të siguruar që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe mbështetjes së sundimit të ligjit.
