Haradinaj: Edhe deputetët e PDK-së është dashur të rrotulloheshin, sikurse ai i LVV-së
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer protesta e zhvilluar të hënën në Prishtinë, duke kritikuar praninë e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.
Haradinaj ka thënë se deputetët e këtyre partive është dashur të rrotulloheshin njësoj si deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u përball me protestuesit.
“Është dashur edhe deputetët e PDK-së të rrotullohen e të futen brenda, sikurse ai deputeti i LVV-së”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë përgjegjësi lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Haradinaj ka theksuar se përgjegjësia për këtë çështje nuk bie vetëm mbi një subjekt politik, por edhe mbi deputetët që duhet të marrin pjesë në procesin e votimit.
