TË FUNDIT

Gjithçka gati? Sara Hoxha na zbulon diçka nga shtëpia e Big Brother VIP Albania (FOTO)

Kurioziteti për edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania sa vjen e shtohet, ndërsa fansat presin me padurim hapjen e dyerve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këtë herë ka qenë producentja e spektaklit, Sara Hoxha, ajo që ka tërhequr vëmendjen përmes një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar një fotografi nga ambientet ku po punohet për përgatitjen e shtëpisë, duke na dhënë një tjetër pamje nga ajo që po bëhet gati për këtë sezon.

Në foto, Sara shfaqet para pasqyrës, e veshur me të zeza, ndërsa krahas imazhit ka shkruar “Mirëmëngjes” dhe ka etiketuar faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania.

Edhe pse nuk ka zbuluar detaje konkrete, ky postim ka mjaftuar për të shtuar kureshtjen e publikut. A janë përgatitjet në fazën përfundimtare? Çfarë surprizash do të sjellë ky edicion dhe kush do të jenë banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë? Një gjë është e sigurt: sytë e publikut janë tashmë te shtëpia më e famshme në Shqipëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *