TË FUNDIT

Gjini i reagon Kurtit: Ka abuzuar me rregullat shtetërore për të blerë kohë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën politike dhe afatin për zgjedhjen e presidentit.

Gjini ka akuzuar Kurtin se prej 8 korrikut ka përdorur rregullat shtetërore për të zgjatur procesin, ndërsa ka thënë se tani po flet për urgjencë.

“Prej datës 8 korrik e deri sot i ka abuzuar krejt rregullat shtetërore për të blerë kohë, e sot na tregon sa me urgjencë jemi”, ka shkruar Gjini.

Ai ka kritikuar edhe qeverisjen e Kurtit, duke e cilësuar periudhën e tij në pushtet si “epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës”.

“Epoka e tij, e që po përfundon, do të mbahet në mend si epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës”, ka deklaruar Gjini. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *