TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:15.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *