Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin
Një 36-vjeçar zviceran është gjetur i pajetë në një banesë në Brugg të kantonit Aargau, pasi policia mori një njoftim për të shtëna me armë të martën mbrëma.
Policia që mbërriti në vendngjarje e gjeti burrin me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Për të, ndihma mjekësore erdhi tepër vonë.
Pas një operacioni kërkimi dhe hetimesh, policia arrestoi të mërkurën pasdite një 38-vjeçar nga Tunizia, i cili dyshohet rëndë se është i përfshirë në ngjarje, shkruan Aargauer Zeitung, transmeton Telegrafi.
Policia dhe Prokuroria e Aargaut dyshojnë për vrasje dhe kanë nisur hetimet penale. Prokuroria pritet të kërkojë paraburgimin e të dyshuarit.
Sipas autoriteteve, nuk ka pasur rrezik për popullatën. /Telegrafi/
