Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në shtëpinë e tij në Kërçovë
Siç njoftojnë nga policia, më 10.10.2026, rreth orës 16:45, në Stacionin Policor në Kërçovë, një 32-vjeçare nga Manastiri ka raportuar se prej disa ditësh nuk kishte mundur të kontaktonte me babanë e saj, 66-vjeçar nga Kërçova.
Pas denoncimit, policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka gjetur burrin të pajetë në shtëpinë e tij. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
